Categories
Lajme

Teksti i plotë i marrëveshjes Kosovë – Serbi

1. Do të ketë një Asociacioni/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër nëse anëtaret aktuale pajtohen.
2. Bashkësia/Asociacioni do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3.
3. Strukturat në Asociacion/Bashkësi do të themelohen në bazë të statutit ekzistues të Asociacionit të Komunave të Kosovës psh. Presidenti, zëvendës-presidenti, kuvendi, këshilli.
4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre bashkërisht në krejt Asociaionin . Asociacioni/Bashkësa do të ketë mbikëqyrje për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.
5. The Asociacioni/Bashkësa do të ketë të tjera kompetenca që mund ti delegohen nga pushteti qendror.
5. Bashkësia/ Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në Këshillin konsultativ për komunitete. Në ndjekje të këtij roli parashikohet një funksion monitorues.
6. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.
7. Pjesëtarët e strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare.
8. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.
9. Përbërja e Policisë në veri duhet të reflektojë përbërjen etnike të popullatës në 4 komunat. Do të ketë edhe një komandant për Komunat e Mitrovicës Jugore, Skënderajit dhe Vushtrrisë. Komandanti rajonal i 4 komuanve veriore do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonal.
10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formoj një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.
11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të jenë të vendosur në Mitrovicën veriore, ( Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.
12.. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së në koordinim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.
13. Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit.
14. Janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajoj të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së.
15. Një komisioni i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version