Ku e kemi kokën? Sot shpesh e kemi të ulur poshtë, duke kontrolluar postën elektronike, duke shkruajtur mesazhe, duke lundruar në internet apo duke luajtur. Tabletët dhe telefonët inteligjentë janë pjesë e pandarë e pjesës më të madhe të shoqërisë moderne.
Anët pozitive të tyre janë të shumta, i përdorim për punë, për të qenë të lidhur gjithë kohës me miq e të afërm e të tjera si këto, por nuk janë të pakta as efektet negative.
Një studim i fundit tregoi se çdo ditë telefoni inteligjent apo tabletët “i rëndojnë” të paktën 10 kilogram më shumë shpinës tonë dhe kjo peshë mund të rritet deri në 27 kilogram, në varësi të pozicionit që mbahet kur jemi duke i përdorur ato.
Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i Keneth Hansraj i “Spine Surgery and
Rehabilitation Medicine” në Nju Jork, i cili përllogariti “dëmin” që i bëhet shtyllës kurrizore kur mbajmë kokën ulur, nga 15 deri në 60 gradë.
Vetë pesha e kokës në pozicion vertikal shkon nga 4.5 deri në 5.5 kilogram mbi shtyllën kurrizore, por e përkulur përpara 15 gradë e më shumë dhe e ndihmuar nga graviteti, atëherë presioni që ushtrohet mbi shtyllën kurrizore shkon deri në 27 kilogram. / Top Channel
EDITOR
10 years ago
previous article
Sa vlejnë futbollistët shqiptarë në treg – renditja
next article
Minarja pa xhami në Çamëri (Foto)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago