Televizorët OLED janë fjala e fundit e teknologjisë, të cilët përdorin (Diodë organike me rreze drite).
Ata kanë rrezatim më të fortë, janë më shumë efiçentë, kanë kontrast më të mirë në imazh dhe janë shumë më të hollë se sa televizorët LCD apo Plasma. Për më tepër që cilësia e figurës është më e mira e parë ndonjëherë.
Në gusht të vitit 2013, “Samsung”-u filloi për herë të parë prodhimin e televizorëve OLED, me ekran të lakuar dhe Full-HD. Paneli i tij i lakuar bën që distanca shikuesve me të jetë e njëjtë nga pothuajse çdo kënd.
Në dhjetor të vitit 2011, “LG” prezantoi për herë të parë televizorët OLED. Në janar 2013 kompania njoftoi se televizori po ofrohej në Kore dhe Britaninë e Madhe. Tashmë kompania kërkon që ta hedh televizorin edhe në tregun amerikan, indian dhe atë izraelit. Televizori “LG” kushton 13000 dollarë në Kore dhe pritet të ofrohet për 15 000 dollarë në SHBA.
Tashmë sfida e teknologjisë OLED, është që ekrani të mund të rrotullohet, sipas dëshirës së shikuesit. Një tjetër sfidë vizionare është që OLED të jetë aq i hollë dhe transparent sa ai të mos jetë i dukshëm kur nuk nevojitet.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë
next article
Vazhdojnë festimet e Kurban Bajramit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago