Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë organizoi një takim me bursistët, i cili u realizua në një atmosferë edukative dhe frymëzuese. Ligjërata u realizua nga Kujtesa Xheladini, e cila trajtoi temën: “Teoria e kaosit dhe efekti i fluturës”.
Gjatë ligjëratës u diskutua mbi ndikimin që veprimet e vogla mund të kenë në ndryshime të mëdha në jetë dhe shoqëri, duke e ndërlidhur teorinë shkencore me aspektin praktik dhe edukativ. Pjesëmarrësit patën mundësinë të përfitojnë njohuri të reja, si dhe të bashkëbisedojnë rreth rëndësisë së vendimeve dhe ndikimit të tyre në të ardhmen.
Takimi u vlerësua si mjaft i dobishëm dhe motivues për të rinjtë bursistë, duke shërbyer si një mundësi e vlefshme për reflektim, zhvillim personal dhe avancim edukativ.
Kumanovë, 16 maj 2026









