Tërmeti i vitit 1963 përpos dëmeve dhe shkatërrimeve të tjera rrënoi edhe objektin e Bashkësisë Fetare Islame dhe 30-të xhami në Shkup.
Autoritetet e atëhershme kanë shfrytëzuar katastrofën natyrore dhe nuk kanë lejuar që ato xhami të rindërtohen, në vend të tyre janë ndërtuar objekte të tjera. Në dokumentet që i kanë gjetur historianët shqiptarë, në arkivin e Maqedonisë thuhet se ato objekte duhen hequr qafe njëherë e përgjithmonë.
“Në dokumentet që ne i disponojmë thuhet citoj: ‘Duhet shfrytëzuar ky moment i rrënimit të këtyre 30 objekteve që njëherë e përgjithmonë të hiqen qafe nga faqja e dheut dhe mbi ato të ndërtohen objekte krejtësisht të tjera’. Pra, jo vetëm që pësoi goditje objekti i Bashkësisë Islame, u rrënuan edhe 30 xhami dhe sipas një plani dhe projekti ato 30 xhami asnjëherë nuk e panë dritën që të ndërtohen. Mbi ato objekte janë ndërtuar institucione, si gjyqet, etj.”, tha për Lajm, historiani, Skënder Hasani, duke shtuar se ky ishte edhe një element represiv ndaj popullatës, gjegjësisht ndryshimit të strukturës së dominimit, sepse dihet se në qytetin e Shkupit mbi 90-të për qind e shqiptarëve ishin myslimanë. Në dokument thuhet se myslimanëve të Shkupit duhet ti lihen vetëm katër xhami, ndërsa 30-të xhamitë e rrënuara u penguan që të ndërtohen./lajm/
EDITOR
11 years ago
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago