Testimi ekstern i nxënësve ka pas shumë gabime teknike. Disa pyetje të testeve në vend që të jenë në gjuhën maqedonase kanë qenë në gjuhën serbe, ndërsa përkthimi shqip i pyetjeve ka qenë katastrofal.
Për shkak të gabimeve të shumta teknike, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni do të kërkojë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që edhe këtë vit testimi ekstern të shpallet si pilot projekt, njëjtë siç ka qenë katër vitet e kaluara.
Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta, tha se realizimi i testimit ekstern është një projekt i cili ka lëshime të shumta, nga i cili përpos arsimtarëve, pasoja të mëdha do të kenë nxënësit. Sipas tij, MASH-i, nuk duhet të lejoj që nxënësit të jenë mjet përmes të cilit do të sanksionohen arsimtarët sepse vetë institucionet kompetente për testim ekstern kanë bërë gabime katastrofale në pyetjet e testimit.
“Ka pasur shume ankesa prej të gjithë nxënësve nga të gjitha përkatësit etnike. Ka pasur ankesa nga nxënësit maqedonas se disa nga pyetjet kanë qenë në gjuhën serbe. Diku ka pasur ankesa nga nxënësit shqiptar se përkthimet nuk kanë qenë profesionale dhe ka pasur shumë lëshime në përkthim. Ka pas përkthime katastrofale, kanë munguar vizatime. Këto janë gabime teknike por shqetësimi është i madh edhe tek nxënësit edhe të prindërit”, tha Dardhishta. Ai sqaroi se pas rezultateve të testimit ekstern do të dërgojnë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, ku do të kërkojnë që edhe këtë vit testimi ekstern të shpallet si pilot projekt.
Ndërkaq, nxënësit kanë sqaruar se disa nga pyetjet e testit kanë qenë të pakuptimta, për shkak të përkthimit jo adekuat.
/tetova1-lajm/
EDITOR
11 years ago
previous article
Belgjika lejon bartjen e shamisë edhe në administratë
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago