Categories
Lajme FRI

Testohet Toyota i-ROAD me tri rrota (FOTO dhe VIDEO)

Toyota ka bërë me dije se 20 pjesëmarrës me fat japonezë do ta kenë mundësinë ta testojnë konceptin e ri të makinës i-ROAD EV që nga java e ardhshme. Testimet do të zhvillohen për rreth dy muaj ndërsa në fund do të mblidhen të dhënat nga të 20 personat që i kanë testuar motoçikletën/makinën me tri rrota.
Me këtë testim shumë prodhues evropianë janë bërë xhelozë për shkak se dukjes së çuditshme të motoçikletës/makinës me tri rrota, i-ROAD. Kjo makinë është në mes të Renault Twizy dhe një skuteri. i-ROAD manovrohet nga rrota e saj e fundit dhe mund të anohet duke iu falënderuar rrotave të para vetë-artikuluese.
Në semaforë, shoferi apo bashkëshoferi nuk ka nevojë ta zgjas këmbën për të mbajtur drejtpeshimin pasi që i-ROAD stabilizohet automatikisht kur ndalon. Fuqia e tij vjen nga një motor elektrik 2.7-hp elektrik (një për secilën rrotë të parme) dhe të një baterie lithium-ion; me një mbushje mund të kaloni rreth 50km, që është ideale për qytete të mëdha, por jo vetëm.
Më poshtë mund të shihni një video ku shihet koncepti i Toyota-s gjatë ngasjes, dhe mund të themi se duket shumë, shumë interesant. Për çmimin e tij dhe lansimin përfundimtar në treg, ende nuk dihet gjë!
FOTO:
0a








VIDEO:
 

Exit mobile version