Haxhi i këtij viti dëshmoi se si tetë bijtë e një nënë konkurojnë me njëri-tjetrin për të ndihmuar nënën e tyre për të kryer obligimet e Haxhit të saj sa më rehatshëm. Ata të gjithë donin për të fituar shpërblim të veçantë nga Allahu për t’i shërbyer me mirësi nënës së tyre të dashur.
Shumë njerëz i shoqërojnë nënat e tyre të moshuara dhe baballarët për Haxh dhe Umre për të treguar dashurinë e tyre dhe përkushtimin ndaj tyre, të frymëzuar nga mësimet e Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit (a.s.) që nxisin besimtarët për të përkrahur, ndihmuar, prindërit e tyre të moshuar.
Ajsheja shtatëdhjetë vjeçare erdhi për Haj këtë vit me tetë bijtë e vet, dhe secili prej tyre përpiqej për të siguruar kujdes maksimal për të. Në mënyrë që të shmangen konfliktet, më i riu prej tyre, Mustafa Al-Fejsal , propozoi që çdo ditë dy prej tyre të mbajnë nënë në një karrige me rrota për të kryer ibadetet.
“Kjo është një ide e mirë,” tha vëllai i madh, Mussai. ”
Gjatë 20 viteve të fundit ne kemi kursyer para për të kryer haxhillëkun me nënën tonë,” tha ai, duke shpresuar se Allahu do ta na pranojë haxhillëkun dhe lutjet e tona.
 
Burimi: Mina, Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë