Categories
Lajme

Tetovari e thirrë ezanin gjatë koncertit në kishën katolike të Zvicrës (VIDEO)

Në koncertin meshë “The Armed Man” (Njeriu i Armatosur) e kompozitorit Karl Jenkins që për të tretën herë mbahet në Zvicër përfshihet edhe një muezin, Fadil Asani nga Xhamia shqiptare në Emmenbrücke Luzern.
Fadil Asani është nga fshati Përshefcë dhe gjendet me punë të përkohshme në Obwalden – Zvicër. Kjo vepër që ngërthen në vete elementet e meshës së krishterë me elemente të muzikës bashkëkohore promovon tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën ndërfetare.
Në vitin 1999 deri sa z. Jenkins ishte duke punuar në kompozimin e veprës „Njeriu i Armatosur” shpërtheu konflikti në Kosovë ku shqiptarët, me shumicë myslimane dhe ortodoksët serbë luftuan kundër njëri-tjetrit. Vepra e tij artistike për Jenkins ishte një mundësi për të adresuar këtë konflikt.

Nga viti 2000 e deri më sot mesha e paqes ka njohur një numër të madh inskenimesh dhe është bërë sinonim i bashkimit në lutjet për paqe dhe kundër dhunës.
Në këtë meshë marrin pjesë: Kori i Universitetit të Lucernit, Kori i PHZ Luzern Orkestra “Santa Maria”, Pirmin Lang, Rainer Held, Brigitte Kuster.
Në rolin e myezinit paraqitet Fadil Asani nga Xhamia Shqiptare në Emmenbrücke Luzern. Orgët: Dorothé Lustenberger, ndërsa drejtimi i përgjithshëm dhe dirigjimi bëhet nga Rolf Stucki-Sabeti. Koncerti- meshë jepet më 26 dhe 27 maj në Lukaskirche të Lucernit, me fillim në orën 20.00. (Rean Saiti)/TV Art.

Exit mobile version