Ekipi i AA-së ka arritur të kontaktojë me familjen e tetovarit Nijazi Veli Murati, epror në Luftën e Çanakalasë, i cili me vetëdëshirë niset për në Turqi dhe që i mbijetoi kësaj beteje të përgjakshme.
Më 8 gusht mbushen plot 100 vjet nga fitorja e ushtrisë turke në Luftën e Çanakalasë, betejë e përgjakshme në mes dy ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, e cila filloi më datë 18 mars të vitit 1915 dhe përfundoi më 8 gusht të po të njëjtit vit. Kjo betejë ishte luftë mbrojtëse që Shteti Osman ka bërë gjatë Luftës së Parë Botërore kundër forcave të Antantës, të përbërë kryesisht nga Anglia, Franca dhe Rusia, të cilat kishin për qëllim marrjen në dorë të Grykës së Dardaneleve dhe pushtimin e Stambollit.
Historiani Nebi Dervishi, i cili merret me çështjen e pjesëmarrësve shqiptarë në Luftën e Çanakalasë që nga viti 1999, në një prononcim për Anadolu Agency thotë se mënyra e vetme e Antantës për t’i dërguar armatim aleatit rus ishte pushtimi i Stambollit dhe hapja e rrugës përmes Grykës së Dardanelëve dhe Detit të Zi për të shkuar në Rusi. Siç tha ai, Antanta kishte angazhuar 16 divizione, ndërsa në anën e Turqisë kishte vetëm 3 divizione.
– Nebi Dervishi: Ataturku ka qenë shqiptar, por i lindur në afërsi të Selanikut
Në mesin e tre divizioneve të Turqisë ishte edhe divizioni i 19-të, i udhëhequr nga Mustafa Kemal-Ataturku, i cili duke pasur sukses të plotë në Betejën e Çanakalasë, më vonë bëhet edhe reformues më i madh i Turqisë. Dervishi duke theksuar se kjo betejë ishte një ndër betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, tha se nga të dy palët janë vrarë reth 503 mijë ushtarë, prej të cilëve 253 mijë ishin vetëm nga ana e Antantës, ndërsa pjesa tjetër ushtarë dhe civilë të Turqisë.
Sipas hulumtimeve të historianit Dervishi, shumica e ushtarëve nën udhëheqjen e divizionit të Ataturkut përbëhej kryesisht nga shqiptarët. “Edhe vet Ataturku ka qenë shqiptar, por i lindur në afërsi të Selanikut, ndërsa nënën dhe babain i ka pas nga Shqipëria”, tha ai.
Për Dervishin, Muzeu i Çanakalasë ka kryer një punë të madhe sepse aty janë mbledhur dhe ruhen fakte për këtë betejë, me qëllim që të respektohen dëshmorët dhe të gjithë ata që luftuan në këtë betejë. “Duke ecur aleave të varrezave të ushtarëve të rënë, shpesh në gurët e tyre lexoja edhe emrat e qyteteve shqiptare të trojeve Ballkanike. Gati të gjithë shqiptarët e rënë në këtë betejë, kanë qenë të moshës së re”, u shpreh Dervishi.
“Në kujtesën tonë, Beteja e Çanakalasë, ndër vite nëpër dasma dhe ndeje të rastit këndohen këngë thurur me mjeshtri nga rapsodi popullor shqiptar mbi këtë betejë”, theksoi historiani Nebi Dervishi, i cili nuk la pa përmendur disa vargje nga këto këngë, si ‘Në mes të Çanakales me plot shelgje… Ka dal Qemal Pasha, ushtrinë e ka mbledhur’.
Ekipi i AA-së ka arritur të kontaktojë me familjen e tetovarit Nijazi Veli Murati, epror në Luftën e Çanakalasë, i cili me vetëdëshirë niset për në Turqi dhe që i mbijetoi kësaj beteje të përgjakshme.
– Eprori Nijazi Veli Murati, mbijeton në betejën e përgjakshme të Çanakalasë
Eprori tetovar, Nijazi Veli Murati, lindi në vitin 1886 në fshatin Veshallë të Tetovës, ndroi jetë në vitin 1964 dhe u varros në fshatin Trebosh të Tetovës. Familjarët e tij thonë se kanë dashur të hulumtojnë historin e gjyshit të tyre, mirëpo nuk kanë mundur ta bëjnë këtë për arsye të mjeteve financiare. Njëri nga nipërit e tij theksoi se këtë i’a kanë borxh gjyshit të tyre, pasi që ai nuk ishte një ushtar i thjeshtë por ishte një epror në periudhën e luftërave të Çanakalasë.
Nijazi Veli Murati kishte 5 djem, prej të cilëve tre ende janë gjallë. Djali më i vogël i tij, 74 vjeçari Jusuf Nijazi Velija, tha se babai i tij i është lutur familjes të shpërngulen në Turqi sepse ai ishte një hero i Shtetit Osman dhe dëshira e tij ishte të jetojë në këtë vend. Sipas fjalëve që i’a ka thënë babai Jusufit, gjatë plotë 16 viteve pjesëmarrje në ushtrin turke, në luftën e Çanakalasë ai ka jetuar në një dhomë me Mustafa Kemal-Ataturk dhe lëvdatat për trimin tetovar nuk kanë munguar nga ana e Ataturkut.
Jusufi duke treguar se edhe dy vëllezërit e babait të tij ishin pjesëmarrës në Luftën e Çanakalasë dhe se njëri prej tyre ka ra dëshmor në këtë betejë dhe është varrosur në Adana të Turqisë, ndërsa për tjetrin sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë, u shpreh: “Babai jonë shumë e ka kërkuar vëllaun e tij, por nuk ka mundur ta gjejë, nuk i kanë treguar se a është i vdekur apo i gjallë”.
Babai i Jusufit në moshën 38 vjeçare është kthyer në vendlindje. Ai ka dashur përsëri të kthehet në Turqi, mirëpo nuk i është dhënë leja nga nëna e tij. “Nëna e babait thoshte dy djemtë e mi i le në Turqi edhe ti të shkosh e të ngelesh në Turqi, asjëher nuk e lejoj këtë”, u shpreh i biri i eprorit në Luftën e Çanakalasë, Jusuf Nijazi Velija.
– “Këtë plumb do e mbaj kujtim nga lufta dhe me këtë plumb do të shkoj në varr”
Ndërsa djali tjetër i eprorit tetovar, 83 vjeçari Shefket Nijazi Velija, tha se babai i tij me plot 26 plumba në trup tre ditë e tre netë ka qëndruar nën një urë, dhe pas kësaj kohe këmba dorës largohet nga ai vend dhe vendoset në një shtëpi, të cilët e kanë dërguar në spital në Ankara, ku dhe është operuar. Siç tha ai, gjatë operimit 25 plumba janë nxjer nga trupi i tij, mirëpo një plumb në këmbën e djathtë nuk kanë arritur ta nxjerin. “Babai u kthye nga Turqia me një plumb në trupin e tij. Pas një kohe plumbi filloi t’i bëj dëm babait. Ne i kërkonim që të operohet, mirëpo ai nuk pranonte. Ai thoshte se këtë plumb do e mbaj kujtim nga lufta dhe me këtë plumb do të shkoj në varr”, tregon Shefketi fjalët e babait të tij.
Shefketi thotë se babai i tij kishte dëshirë të madhe të vizitojë përsëri Turqinë, mirëpo mbyllen kufijtë dhe ai nuk mundi të shkojë, “Në atë kohë ky vend ishte nen pushtimin e Serbi se dhe Serbia e asaj kohe jep urdhër të mbyllen kufijtë dhe mos të shkojnë njerëzit prej këtyre trojeve në Turqi, kështu që babai edhe pse kishte dëshirë nuk mundi të kthehet përsëri”, tha Shefketi.
Ai duke theksuar se babai bashkë me dy vëllezërit e tij janë nisur në moshë të re me vetëdëshirë në Turqi, shtoi duke përshëndetur dhe falenderuar shtetin turk, “Turqia gjithmon ka ndihmuar shqiptarët dhe vazhdon t’i ndihmojë edhe sot. Jo vetëm babai im, por edhe shumë njerëz tjerë me vetëdëshirë janë trazuar nga këto troje në drejtim të Turqisë, edhe turq, edhe shqiptarë, edhe torbesh”.
– Shkupjani Ali Alis, i cili ra dëshmor në Luftën e Çanakalasë
Nazmi Sadik gjithashtu tregoi për dajën e nënës së tij, i cili nuk mbijetoi dhe ra dëshmor në Luftën e Çanakales. Sadiku duke treguar me mall historin e stërgjyshit të tij, ushtarit Ali Alis, tha se edhe ai dëshiron të shkoj të vizitojë Çanakalen para se të vdesë.
Sadiku shtoi se stërgjyshi i tij në vitet 1905-1906 nga Izmiri ka ardhur për tregti në Shkup, mirëpo për arsye të mbylljes së kufijve ai nuk mundi të kthehet në Turqi. Siç tha Sadiku, pas pranimit të letrës së fundit nga stërgjyshi, është ndërpre kontakti mes tyre dhe nuk kanë arritur të gjejnë varrin e tij.
“Stërgjyshi im shkoi prej këtu në luftë në Çanakale. Ka shkuar me vetëdëshirë, mirëpo në të dhënat zyrtare, në lidhje me të nuk mundëm të gjejmë asgjë”, theksoi ai.
10