Categories
Lajme FRI

Tetovari futet në grupin që thyen sigurinë e iPhonëve

Një i ri tetovar, ambicioz dhe njohës i mirë i programeve kompjuterike ka arritur që të bëhet pjesë e grupit “duolCi”grup ky i cili ka arritur që të thej sigurinë e lartë të iPhoneve dhe të çbllokon telefonët me iCloud, mëson Tetova1.com
Hapja e iPhonëve që janë të bllokuar në iCloud ka arritur të bëhet vetëm nga ky grup hakerësh që përbëhet nga pesë antarë, e që para do kohe zunë vend të veçant në mediat botërore.
Grupi është i përbërë nga pesë antarë të cilët vijnë nga pesë vende të ndryshme të botës.
“AquaXetine” nga Ekuadori,
M1n@cr1ss nga Franca,
MerrukTechnolog nga Gjermania,
Mscv50 nga Arabia Saudite dhe
Zer0m@an nga Tetova e Maqedonisë janë njerëzit që kanë arritur ti dëshmojnë Apple-se se nuk është edhe aq kompani e sigurtë.
Ja një lajm që ka transmetuar edhe TechTimes për grupin “duolCi” LEXO!/tetova1.com/
zeroman1    

Exit mobile version