Është menaxheri Fali Ramadani nga Tetova me banim në Gjermani ai i cili është më i merituarit për krijimin e një super futbollisti si malaziasi. Fali Ramadani, menaxher i futbollit nga Tetova por me banim në Berlin të Gjermanisë është njeriu i cili negocioi kalimin e superyllit malazias të futbollit, Stevan Jovetiç nga Fiorentina te Manchester City. Ky konsiderohet njëri ndër kalimet më të mëdha të futbollistëve në këtë afat kalimtar të lojtarëve, transmeton sporti1.com. Ramadani në fakt, Jovetiçin e kishte përzgjedhur si klient që nga koha kur malaziasi ishte futbollist i të rinjve të Partizanit të Beogradit, duke nënshkruar kontratë me të.
Ende pa u dëshmuar mirë te skuadra serbe, ai e dërgoi te italianët e Fiorentinës për një shumë koxha të madhe parash, rreth 10 milion euro kushtoi transferimi i futbollistit. Relacionet ndërmjet Ramadanit dhe Jovetiçit nuk kanë qenë thjeshtë profesionale menaxher-futbollist me shumë miqësore dhe përdallim nga përzierjet e shumta të familjeve shqiptare, ajo e malaziasit nuk i është përzier fare të birit apo menaxherit në punë, duke lënë gjithë operacionin të zhvillohet profesionalisht. Ramadani është për momentin ndër 10 menaxherët më të mirë në botën e futbollit, nga futbollistët shqiptar, klient të tij janë Valon Behrami, të cilin e transferoi nga Fiorentina te Napoli, dhe Admir Mehmedi (nga Dinamo Kiev i huazuar te Freiburg). Ai nuk jep shumë intervista dhe shumë fjalë nëpër media, kjo e ka bërë edhe shtypin italian të pyetet nëse vërtetë se ka një profesionist të tillë që ri nën hije dhe vetëm punon.