Categories
Lajme FRI

Tetovë, Komuna 'gjelbëron' lumin Shkumbin (FOTO)

Në kornizat e fushatës ekologjike “Pranvera e Gjelbër” që zhvillohet nga Komuna e Tetovës, filloi aksioni i pastrimit dhe rrafshimit të shtratit të lumit Shkumbin, nga ana e NPK Tetova.
Veprimet punuese do të zhvillohen në 2 faza lajmërojnë nga kjo komunë.
“Faza e parë përfshin pastrimin dhe rrafshimin e shtratit të lumit duke filluar nga ura në Çarshinë e Vjetër deri te ura pranë Galerisë së Arteve-Tetovë, kurse faza e dytë do të vazhdojë prej te urra e Galerisë së Arteve, deri te Spitali Klinik i Tetovës.” thonë nga Komuna.

Punimet nga afër i ndoqi edhe Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila u shpreh e kënaqur me dinamikën e punëve, dhe potencoi se aktivitetet e Komunës së Tetovës për një qytet më të pastër, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Shtrati i lumit ‘Shkumbin’ për tetovarët nuk parqet vend për relaksim por e kundërta, banorët vite me rradhë ndjejnë neveri nga papastërtia e madhe në të.
LEXO: (Video) Papastërtia e lumit Shkumbin, dekoratë për ditën e Komunës
LEXO: Ja pse tetovarët nuk mund të kënaqen me lumin Shkumbin
 

Madje, vitet e fundit Tetova u shndërrua në një nga qytetet më të papastra të Maqedonisë, me deponi të egra, rrugë të papastra si dhe ajër të ndotur.
LEXO: Protesta kundër ndotjes së ajrit në Shkup /Portalb

Exit mobile version