Categories
Lajme

Thaçi: 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më tepër të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sot për pozitën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Ai përgëzoi politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës për dialogun e nisur me Beogradin, duke ftuar edhe ata të Maqedonisë që të punojnë më shumë për të drejtat e tyre. Sipas Thaçit 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni, dhe liderishipi shqiptarë në Maqedoni duhet të angazhohet për të përmirësuar këtë situatë.
“Është edhe e vërtetë se Kosova u tregua shumë afirmative dhe 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më tepër të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni. Por kjo është çështje që vetë lidershipi shqiptarë në Maqedoni duhet ti merr vendimet që u takojnë për të ardhmen integruese të tyre atje dhe për pozitën e tyre” , deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës. Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version