Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu.
” I jam shumë mirënjohës Ihsanoglu për kontributin e tij personal dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për mbështetje që i kanë dhënë Kosovës”, tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se deri më tani shteti i Kosovës është njohur nga 31 vende të kësaj organizate, organizatë kjo jashtëzakonisht e rëndësishme.
”Sot Kosova si shtet i pavarur dhe sovran po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë, po arrin progres të jashtëzakonshëm, të pakrahasuar me vendet tjera për këtë periudhë të shkurtë të pas shpalljes së pavarësisë, periudhës pesë vjeçare”, tha Thaçi, duke bërë të ditur se ka informuar Ihsanoglu edhe për njohjet e reja që po i vijnë Kosovës dhe njohjet tjera që janë në pritje, që do të vijnë në javët dhe muajt e ardhshëm.
Kryeministri theksoi se , Ihsanoglu e përshëndeti dhe mbështeti marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, si një mesazh edhe për vendet tjera që kanë probleme dhe konflikte që përmes paqes, dialogut, të tejkalohen të gjitha problemet.
”Unë besoj se aty ku ka vullnet për paqe, do të ketë vend për drejtësi dhe kjo marrëveshje hapë një perspektivë të sigurt euroatlantike dy shteteve dhe popujve tanë, pra shtetit të Kosovës, por edhe Serbisë, për t’u anëtarësuar edhe në NATO dhe BE, ndërsa Kosova në të ardhmen e afërt edhe në OKB, por në të njëjtën kohë edhe në OSBE, por edhe në të gjitha organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare”, tha kryeministri.
”Natyrisht, informova z.Ihsanoglu edhe për hapat e mëtejshëm që do t’i ndërmarrin si Qeveri e Republikës së Kosovës, BE dhe akterët tjerë të involvuar në këtë proces të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja pra, për normalizimin e marrëdhënieve.
Ekipet tona janë takuar në Bruksel për procesin e implementimit. Periudhat kohore janë të qarta dhe të prezantuara dhe Kosova e ka aprovuar dokumentin e prezantuar nga kabineti i baroneshës Ashton.
Presim në ditët e ardhshme edhe Serbia ta aprovojë dhe të fillojë implementimi në terren i kësaj marrëveshje, implementim ky që do të ndryshojë gjërat për të mirë edhe në Kosovë, por para së gjithash për qytetarët që jetojnë në veri, që edhe ata të integrohen, të kenë një hapësirë të rendit dhe ligjit, të krijohet mundësi për organizimin e zgjedhjeve të lira, t’i zgjedhin liderët e tyre legjitim, të kemi një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale dhe të fillojmë me investime socio-ekonomike në mënyrë që të krijohen kushte më të mira, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të ët gjithë qytetarëve.
Pra, marrëveshja në mes të shtetit të Kosovës dhe Kosovës definitivisht është mesazhi se rajoni jonë po evropianizohet.”tha kryeministri Thaçi.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu e cilësoi takimin me kryeministrin si shumë të frytshtëm.
” Kemi diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëveshjen e re me Serbinë, që për mua është shumë e rëndësishme, si dhe situatën në Ballkan dhe në rajon, dhe disa çështje tjera ndërkombëtare që janë në interes të të gjithë neve.
Fillimisht, më lejoni të them se OIC ka qenë gjithmonë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, pothuajse një e treta e shteteve që e kanë njohur Kosovën janë anëtarë të OIC, dhe së fundi Pakistani dhe Guanama e kanë njohur pavarësinë, dhe ne presim që në të ardhmen të ketë edhe njohje të reja.
Dua të them se personalisht kam qenë i lidhur me Kosovën, e kam vizituar Ksoovën disa herë, që nga viti 1976, 1991 dhe 2003. Por kësaj radhe, në cilësinë e sekretarit të OIC, është vizita ime e parë.
Kosova ka qenë një çështje e rëndësishme në agjendën tonë. Gjithashtu kemi nisur një dialog politik me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet, përfshirë këtu vizitën e fundit të kryeminsitrit Thaçi dhe ministrit të jashtëm Hoxhaj në zyret qendrore të OIC-së, dhe poashtu në pjesëmarrjen e tyre në Takimin e ministrave të jashtëm në nëntor, dhe në Samitin e Kairos, që u mbajt në shkurt të këtij viti.
OIC do të vazhdojë të mobilizojë shtete anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Rezoluta jonë e fundit e takimit të ministrave të jashtëm dhe samitit tonë, me respekt ka përkrahur progresin e bërë drejt demokracisë në Kosovë, dhe punës institucionale që po bëhet, në shërbim të paqes dhe stabilitetit të vendit dhe të të gjithë rajonit.
Këto rezoluta, kanë inkurajuar një bashkëpunim në mes të Kosovës dhe OIC-së , në institucionet ekonomike dhe financiare.
Ne përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkura , që të ketë anëtarësi të plotë në OIC, dhe me këtë dera për bashkëpunim ekonomik do të jetë plotësisht e hapur. Banka Zhvillimore e OIC-së do të jetë e gatshme të mbështes projektet e mëdha infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe çështjeve tjera socio-ekonomike.
Në këtë pikë, jemi shumë të lumtur që kemi marrë vesh detajet e marrëveshjes në mes të Ksoovës dhe Serbisë, përmes ndërmjetësimit dhe lehtësimit të BE-së.
Të gjithë anëtarët i përgëzojnë dy shtetet për këtë arritje të madhe”, tha Ihsanoglu në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Thaçi. /botasot/
EDITOR
12 years ago
previous article
“Google” njeh Palestinën si shtet
next article
Dita botërore e lirisë së mediave
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago