Categories
Lajme

Thaçi: Serbët në Kosovë më shumë të drejta se shqiptarët në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
“Ne vazhdimisht theksojmë që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve dhe të jetës demokratike në maqedoni. Dua të theksoj se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni”, ka theksuar kryeministri Thaçi në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare BNR, gjatë kohës së vizitës së tij të fundit në Sofje.
Kjo deklaratë e kryeministrit nënvizon se shqiptarët në Maqedoni janë 35 për qind dhe jo sipas regjistrimit zyrtar 25,6 për qind. Sipas Thaçit, çdo i tretë qytetarë në Maqedoni është shqiptarë. “Në Maqedoni regjistrimi i fundit i popullsisë ishte pasukses dhe se opinioni nuk e di shifrën e saktë të popullsisë sipas përkatësisë etnike. Por dua të them se çdo i treti qytetarë është shqiptarë”, ka theksuar Thaçi.
Ai ka theksuar edhe nevojën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në këtë drejtim vlerësojë se liderët shqiptarë dhe autoritetet shtetërore në Shkup duhet të bisedojnë dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo deklaratë e tij gjatë fundjavës është komentuar nga një pjesë e mediave maqedonase, edhe pse vizita e Thaçit në Sofje ishte zhvilluar dy muaj më parë. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version