Categories
Lajme

Thaçi u nderua me Çmimin për Lidership dhe Qeverisje të Mirë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare për të përcjell punimet e Samitit Botëror të Paqes në Seul të Koresë Jugore, sot nga Federata Botërore e Paqes u nderua me çmimin prestigjioz më të lartë të kësaj federate, Çmimi për Lidership dhe Qeverisje të Mirë.
Ky çmim u ndahet liderëve të botës dhe organizatave të ndryshme që kanë treguar standardet më të larta në lidership, qeverisje, integritet profesional si dhe parime etike.
Me këtë çmim janë nderuar liderë të ndryshëm botëror, në mesin e tyre edhe kryeministra, presidentë, lider fetarë e shkencëtarë, ndër të cilët ishin edhe ish kryeministrja britnaike Margaret Thatcher, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ish-kryeministri i Islandës, Steingrimur Hermansson, ish-kryeministri i Japonisë, Yasuhiro Nakasone. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version