Edi Rama jo vetëm që duket i bindur se do të vijë në pushtet, por madje ka nisur edhe “lobimin” dhe angazhimin e këshilltarëve jashtë vendit.
Një prej tyre është ish-kryeministri britanik Tony Blair, me të cilin Rama zhvilloi një takim pak ditë më parë në Londër, ku diskutoi me të për qeverinë e ardhshme dhe marrjen e tij si këshilltar. Por, ish-kryeministri Britanik nuk mund të “blihet” aq lirë, kur dihet se orët e tij të punës i kalojnë të gjitha pagesat normale.
Gazeta britanike “The Telegraph”, shkruan gjatë ditës së djeshme, se Blair mund të shërbejë si konsulent për Ramën pas ardhjes së tij në pushtet. Gazeta britanike thotë se Rama mund t’i fitojë zgjedhje, ndërsa Blair do të jetë konsulentë i qeverisë së re. Por, marrëveshja sipas gazetës është arritur në muajin shkurt, kur në Shqipëri ka qenë ish-drejtori i Komunikimit në qeverinë e drejtuar nga Blair, Alastair Campbell, i cili ka ofruar gjithashtu Partisë Socialiste këshilla strategjike për të fituar zgjedhjet. Megjithëse nuk jepet një shifër e saktë, gazeta pretendon se marrëveshja me Ramën mund t’i sjellë miliona paundë, megjithëse zëdhënësat nuk kanë pranuar të japin një shifër.
Ish-kryeministri britanik ka krijuar një organizatë të quajtur “Këshillimi Praktik i Qeverive”, me anë të së cilës ka arritur një sërë marrëveshjesh me shumë qeveri, kryesisht në Evropën Lindore. Kompania në fjalë ka përfituar 16 milionë stërlina me fitim neto, 3.6 milionë stërlina. “Rama është takuar me Tony Blair në Londër javën e kaluar. Siç është raportuar saktë në mediat në Shqipëri, zoti Rama tha se nëse ai do të behet kryeministër, do të donte disa këshilla si se të modernizojë qeverinë apo të implementojë agjendën e reformave. Gjithçka ishte shumë e përgjithshme ne lidhje me punën që Blair dhe ekipi i tij mund të bëjnë atje”, ka deklaruar një zëdhënës i Blair për “Telegraph”. /Start/
The Telegraph: Marrëveshja midis Ramës dhe Blair mund të kushtojë miliona paund
EDITOR
12 years ago
previous article
Në Irak shkruhet Kur'ani më i "gjatë" në botë (Foto)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago