Categories
Lajme FRI

Thënie të çmuara të Dijetarëve II

“Kërkuesit të së vërtetës i mjafton një argument ndërsa pasuesit të epsheve nuk i mjaftojnë një mijë argumente, injoranti mëson ndërsa me pasuesit e epsheve nuk kemi pune “.
“Qëllimi ( nijeti ) i mirë nuk e bën veprën e keqe të mirë “.
Shejh Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Kam mësuar shumë herët se e drejta nuk i jepet atij që heshte andaj njeriu duhet të krijojë nganjëherë zhurmë për të marrë at që dëshiron “.
“Nëse është njeriu me Allahun, Allahu xh,sh do të jetë me të dhe do ti dërgojë shenja kur të ketë nevojë për ti treguar për këtë “. ” Nëse nuk je i kujdesshëm atëherë mediet do te të bëjë që ti urresh të përvuajturit dhe ti duash ata që shkaktojnë vuajtje “.
Malkom X, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Historia nuk është thjeshtë tregime që tregohen, e as ngjarje që shkruhen, por ajo mësohet për të edukuar dhe përgatitur gjeneratat e reja “.
Muhamed Kutub.


” Historia është brumi i së ardhmes “.
” Si ta lusim Allahun xh,sh dhe ti kërkojmë që të na e bëjë Kuranin pranverë për zemrat tona kurse ne në esence e kemi harruar atë, nuk e lexojmë, dhe nuk jetojmë me të?! E si pra ti kërkojmë Allahut xh,sh që ta bëjë Kuranin Famëlartë pranverë të zemrave tona kurse ne nuk punojmë me këtë ilaç “.
Dr. Muhamed Ismail El-Mukdem.


“Sukseset nuk lindin përveç nëse i mëshironi vështirësitë “. ” Ujin, kur e kemi e harrojmë ndërsa kur e humbim për të luftojmë “.
“Mos u turpëro nga mëkatet përderisa hyn në radhët e njerëzve por turpërohu nga përsëritja e tyre dhe të quajturit si caktime nga ana e Zotit xh,sh “.
“Nuk do të gjesh zgjidhje përderisa e mohon ekzistimin e problemit “.
Ahmed Es-Shekiri.


“Nëse ai që ka baba nuk mërzitet, a thua vallë pse të mërzitet ai që e ka Allahun xh.sh “.
“Është mirë të mbjellësh nga një lule në çdo kopsht, por më e mira është të mbjellësh përmendjen e Allahut xh,sh në gjuhen e çdo njeriu. Subhan Allahu ve bihamdihi- Subhan Allahu El-Adhim “.
Shejh Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu e mëshiroftë.


“Ne duhet që të kthehemi dhe të lexojmë nga të paret qe i ka patë ky Ummet, të mësojmë dhe të meditojmë në mënyrë që të dimë të kapemi për atë që ata ishin kapur në adhurime sepse vetëm kështu do të shkruhet edhe për ne fitorja “. Shejh Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


” Sa më shumë që më shtohen njohuritë rreth krijesave aq më shumë më shtohet besimi në Krijuesin Azze we Xhel “.
Dr. Mustafa Mahmud, Allahu e mëshiroftë.


“S’ka gjë më të mirë se sa të jesh prej atyre që e adhurojnë Allahun xh.sh në kohen kur me miliona njerëz i bëjnë mëkat Atij në mbar boten. Vendin më të lart tek Allahu xh,sh do ta kenë ata të cilët adhurojnë Allahun në kohen kur të tjerët devijojnë, ata të cilët i nënshtrohen Allahut xh,sh kur tjerët refuzojnë, ata të cilët Allahun xh,sh e përkujtojnë kur tjerët e harrojnë “.
“A dëshiron te të pasojnë njerëzit në at që e vepron…? Dije se ajo është më të vërtet një ndjenjë e mirë por që do të jetë ose në peshoren tënde të veprave të mira ose në peshoren tënde të veprave të këqija. Dallim i madh është në mes asaj që të jesh i pari që ngrihesh për tu falur në shtëpi dhe në mes asaj që të jesh i pari i cili pi alkool “.
Dr.Emxhed Korsha.


“Zotërinjtë e kësaj bote janë ata të cilët zakonisht nga lumturia e shtojnë dashurin për Allahun Subhanehu we Teala “.
“Nëse e dëgjon telefonin duke cingëruar sigurisht se dikush dëshiron të kontaktojë me ty… Po ashtu nëse e dëgjon Ezanin sigurisht se Krijuesi i tërë njerëzisë dhe i tërë botes dëshiron të kontaktojë me ty, atëherë në bazë të dëshirës dhe kujdesit tënde do
të jetë edhe përgjigjja jote “.
Dr. Ibrahim El-Fekij, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Formula më e thjeshtë…?
Ji i sinqertë në nijetin tënd të donë Allahu xh,sh dhe për ty bënë pranim në tokë e kështu do te të duan edhe njerëzit ” .
“Mirësia më e madhe… ?
Elhamdulilah që Allahu xh,sh na e ka ruajtur fenë tonë dhe na ka mundësuar që të qëndrojmë herë pas here mes duarve të Tij, kur shumë prej njerëzve e kanë shitur fenë e tyre për shumë pak gjera të kësaj bote “.
Dr. Khalid Ebu Shadi.


“Përkujtojeni fjalën e Seid Kutubit kur thotë se” Njerëzit nuk dërgohen duar lidhur për të bërë ibadetë “, andaj edhe ne dëshirojmë që njerëzit të shkojnë me vetë dëshirë për të bërë ibadetë ndaj Zotit të tyre andaj edhe duhet që ti thirrmi me mirësi “.
“Namazi është dy llojesh, njëri rehatohesh në të e tjetri rehatohesh prej tij. Të parin e pret derisa të i vijë koha për ta falur, ndërsa tjetrin e len derisa ti del koha “.
Fadil Sulejman


” Ashtu siç ke dëshirë të sillen njerëzit me ty ashtu sillu me ta, ashtu siç ke dëshirë të i mbulojnë të metat tua ashtu mbulojë të tyre, ashtu siç ke dëshirë të kenë mëshirë për ty ashtu ki mëshirë për ta. Nuk beson askush prej jush derisa te mos ia dojë vëllait at që ia donë vetes “.
” Nëse i shkruani synimet tuaja në letër dhe kësaj i vendosni kohen e duhur, mandej e shkruani edhe një plan logjik për të realizuar qëllimet tuaja dhe çdo ditë angazhoheni nga pak që të realizoni qëllimet tuaja. Do të shihni se veç keni arritur të realizoni shumë prej qëllimeve tuaja “. Dr. Nebil El-Evadi.


“Nuk është kthimi drejt Islamit të shkruarit Allahu Ekber, por kthim drejt Islamit është kur ne i mbushim zemrat me Allahu Ekber dhe këtë e marrim si motiv të veprave tona dhe qellim të jetëve tona “.
Muhamed El-Gazali.


“Vëlla, ti je i lirë prapa grilave…. Vëlla, ti je i lirë edhe përkundër prangave…
Nëse je i lidhur me Allahun xh,sh… Ç’farë demi kanë prangat e të robëruarve…? Vëlla, ushtria e errësirës do të bie, dhe mbi këtë gjithësi një mëngjes i ri do të vije, andaj liroja shpirtit tënd rrezet e tij që ta shohësh që nga larg këtë agim”. ” Do të hakmerrem, por për Allahun dhe Fenë,do të vazhdojë në rrugën time me bindje. Ose do të triumfojë mbi krijesat ose do të arrijë të pavdekshmit tek Allahu xh,sh “.
Seid Kutub, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Sa më shumë që afrohet fitorja aq më shumë shtohen sprovat “. ” Përderisa ju jeni gjallë atëherë çdo gjë mund të ketë përmirësim “.
Dr. Ragib Es-Serxhani


“Kur e shoh dobësinë e të vepruarit në çështjet madhore të këtij Umeti-siç është rasti me Shamin- çuditem se si ka mundur që kufijtë të cilët i vendosen kolonialistët e vendeve arabe të shndërrohen në kufij tek zemrat e disa muslimanëve “.
Dr. Nasir El-Umeri.


“Çka është trimëria…? Trimëria nuk është të vazhduarit në gabim, por trimëri është të pranuarit e gabimit dhe mos përsëritja e tij “. ” Zgjidhi fjalët më të bukura ashtu siç i zgjidhë frutat më të bukura “.
Shejh Muhamed El-Arifi.


“Lotët janë gjaku i shpirtit “.
Mustafa Sadik Er-Rafi’i.


” Të shumtë janë ata që i ngritin njerëzit , por me të rënë ngritësi bie edhe i ngrituri. Ndërsa atë që e ngrite Allahu xh,sh ai nuk do të bie asnjëherë sepse Allahu xh,sh është i pavdekshëm “. Shejh Abd El-Alaziz Et-Turejfi.


“O ti që rrinë zgjuar në facebook, twitter dhe rrjete tjera sociale, a nuk i jep lëmoshë vetes tënde dy rekate namaz në pjesën e tretë të fundit të natës…?
Do të ishte më mirë për ty se kjo botë me gjithë çka ka në të “.
Dr. Aid El-Karni.


“Çka është Umeti…?
Asgjë më shumë sesa unë, ti , ai, ajo, ata, ato andaj nëse çdo njëri prej nesh nuk e përmirëson vetën nuk do të ketë përmirësim as për Umetin “.
Ali Et-Tantavi, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
” Nëse nuk jetojmë mbi këtë tokë me nderë atëherë më mirë do të ishte të jetojmë në brendinë e saj “.
” Humbi morali e me të edhe rrësku “.
Abd El-Hamid Kishk, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


 Artan Musliu
 
Thënie të çmuara të Dijetarëve I

Exit mobile version