“Nëse një besimtar dhe një pa besimtar zbresin në det, atëherë nuk do të shpëtojë përveç atij që e ka mësuar notin. Allahu nuk i favorizon injorantet andaj ai që do të shpëtojë nuk do të jetë besimtari injorant por do të jetë pa besimtari i mençur”.
“Mrekullia e Islamit përgjatë historisë është se ai kurrë nuk dështon, myslimanet mund të fitojnë dhe të dështojnë por Islami si Besim kurrë nuk ka humbur e as që ka për të humbur”.
“Zemra në të cilën nuk ka vend frika ndaj Allahut xh,sh ajo nuk është zemër por varr”.
“Lumturia nuk është në pasuri, në forcë apo pushtet por lumturia qëndron në atë se çfarë bën me pasurinë, forcën dhe pushtetin”.
Dr. Mustafa Mahmud, Allahu xh,sh e mëshiroftë
 
“Me plagët qesh vetëm ai qe nuk i njeh dhimbjet”.
“Çasti mund ta ndërrojë ditën tënde, dita jote mund ta ndërrojë jetën tënde, e jeta jote mund ta ndërrojë botën.”
“Fillimi i urtësisë është pranimi i paditurisë.”
“Trimi dhe Frikacaku, që të dy e ndiejnë friken por dallon forma se si i qasen frikës. Trimëria nuk do të thotë mos ndjenjë e frikës por kontrollimi i saj.”
Ahmed Esh-Shugejri


“Jepe çdo gjë prej vetes të jep Allahu xh,sh më shumë nga që dëshiron.”
Dr. Ragib Es-Serxhani.


Nuk është e kërkuar prej pendë-mbajtësit që të shkruaj çka done të lexojnë njerëzit, por prej tij është e kërkuar që të shkruaj çka kanë nevojë që të lexojnë njerëzit “.
Dr. Muhamed Ali Jusuf


“Më të vërtet tiranët nuk kanë mundësi të e përdhosin masën e popullit vetëm se me dëshirën e saj, ajo çdo herë është në gjendje të i përballojë nëse këtë e dëshiron. Pra, vullneti është ajo që i mungon kësaj mase.”
“A nuk janë vetëm dy rruge…?
Por që kanë shumë dallim të madh në mes veti…
Udhëzimi i Kuranit dhe Udhëzimi i Insanit ( njeriut).”
“Kush është ligjvënës më i mirë se Allahu xh,sh ?
Kush është ai i cili pretendon se ai vendon ligje për njerëzit dhe se ai gjykon për ta më mirë sesa ligjet dhe gjykimet që Allahu xh,sh i ka caktuar për ta ?
Kush ka argument për këtë pretendim kaq të gjerë që po e bënë ?
A mos vallë, mundet të thotë se ai është më i mirë për krijesat se vetë Krijuesi i tyre ?
A mos vallë, mundet të thotë se ai është më i mëshirshëm se Zoti i njerëzve ?
A mos vallë, mundet të thotë se ai është më i kujdesshëm ndaj dobive të njerëzve nga vetë Zoti i njerëzisë ?
A mos vallë, mundet të thotë se ai është Zoti ?
I Lartësuar qoftë Allahu i cili ka zbritur ligjin e fundit, ka dërguar të dërguarin e Tij të fundit dhe e bëri vulë të pejgamberisë, e bëri dërgesën e tij përmbyllëse për dërgesat, dhe e bëri ligjin e Tij të përhershëm.
A mos ndoshta Allahu xh,sh nuk e dinte se diç e re ka për të ndodhur?
A mos ndoshta Allahu xh,sh nuk e dinte se njerëzit do të kenë nevoja të reja ?
A mos ndoshta Allahu xh,sh nuk e dinte se do të ketë keqkuptime ?
Dhe për këtë arsye nuk i ka bërë përllogaritjet e sakta në legjislacionin e Tij të fundit, apo ndoshta ka gabuar dhe këto gabimi i zbuluan njerëzit sot ??
Çka do të mund të thotë ai i cili mundohet të e ndaje ligjin e Allahut xh,sh nga vete jeta ?? “.
Seid Kutub, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Mund të përzgjedhim fjalë të bukura me njerëzit, por me këtë ne nuk i bëjmë sy-faqësi askujt në llogari të Fesë.”
“Nëse më respekton të respektojë, por edhe nëse nuk më respekton unë prapë të respektojë sepse unë paraqes veten time ndërsa ti tënden.”
Muhamed Hassan.


“Të përqeshurit me trashësinë nuk të bënë më të dobët…
Të përqeshurit me shëmtinë nuk të bënë më të bukur…
Të përqeshurit me dështim në ndonjë çështje nuk të bënë më të suksesshëm…
Andaj leja krijesat Krijuesit, e ti puno që të përmirësosh gjendjen tënde më mirë sesa të merresh me komentimin e të tjerëve “.
” Merr abdes dhe e tepron në shpenzimin e ujit…
Bart hixhab ndërsa parfumohesh…
Fal namaz nate ndërsa nuk i flet vëllait…
Agjëron ndërsa përgojon…
Jep sadaka ndërsa kërkon…
Prit ! Mos i hidh të mirat dhe shpërblimet e tyre në thesin e shqyer…”.
Muhamed El-Arifi.


“Ka disa kohë që mendon se erdhi fundi ndërsa e kupton se ai është fillimi…
Ka disa dyer që mendon se janë të mbyllura mandej e kupton se ato janë të hapura…”.
“Nëse dikush të tregon ndonjë të metë të dikujt atëherë ndaloje tek ti dhe mos e lejo që të kalojë tek tjerët sepse kështu e fiton shpërblimin e atij që ia mbulon të metat vëllait.
“Kush ia mbulon një të metë vëllait të vetë në këtë botë, Allahu xh,sh do të ia mbulon të metat e tij në botën tjetër.”
Dr. Ibrahim El-Fekij, Allahu xh,sh e mëshiroftë.”


Fjala baba nuk do të thotë zotësi për të lindur fëmijë sepse çdo kush mund të ketë fëmijë, por fjala baba do të thotë të jesh në gjendje që ti edukosh këta fëmijë”.
” Dija është pasaporta jonë për të ardhmen sepse e nesërmja do të jetë zotëruesja e atyre të cilët përgatiten për të që sot ‘’.
Malkolm X, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Me fal twitter, facebook…
Nuk do të merrem me ty derisa të mos e përfundoje librin e Allahut xh,sh.
Filloje ditën tënde duke e lexuar një Xhuz( pjesë ) nga Kurani “.
Khalid Ebu Shadi.


“Dashuria+Sinqeriteti+Edukata+Modestia+Pajtimi dhe Bindja për mundësi+Durimi+Prirja dhe Bartja e përgjegjësive=Mësim të suksesshëm.”
Dr.Ahmed Khalil.


“Kush kapet për litarin e Allahut xh,sh do të jetë prej fitimtarëve edhe nëse është i vetëm.”
Ebu Is’hak El-Huvejni.


“Tri gjëra nuk të kushtojnë asgjë: Buzëqeshja në fytyrën e vëllait, shpërndarja e selamit dhe fjala e bukur.”
“Shuaje zjarrin e zilis nga gjoksi yt me falje të përgjithshme ndaj gjithë atyre që të kanë bërë keq.”
Aid El-Karni.


“Çka është Umeti…?
Asgjë më shumë sesa unë, ti , ai, ajo, ata, ato andaj nëse çdo njëri prej nesh nuk e përmirëson vetën nuk do të ketë përmirësim as për Umetin “.
Ali Et-Tantavi, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Nëse nuk jetojmë mbi këtë tokë me nderë atëherë më mirë do të ishte të jetojmë në brendinë e saj “.
“Humbi morali e me të edhe rrësku “.
Abd El-Hamid Kishk, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Çka do të ndienit sikur të i ndihmoje dikujt e ai të e falënderojë tjetrin?
Ashtu jemi edhe ne të cilët sukseset ia veshim vetes tonë ndërsa nuk e falënderojmë Allahun xh,sh.”
Fadil Sulejman


“Prishja e popujve vjen nga prishja e prijësve të saj, e prishja e prijësve vjen nga prishja e dijetareve të saj.”
“Mjerimin e një populli e udhëheqin dështakët duke i fundosur në të edhe të zotet.”
Muhamed El-Gazaliu, Allahu xh,sh e mëshiroftë


“Nëse unë ju them mirëmëngjesi apo mirëmbrëma, atëherë unë e kam përkufizuar mirësinë ndaj jush vetëm në mëngjes dhe mbrëmje.
Por nëse unë ju them Es-Selamu Alejkum (Paqja qoftë mbi ju) dhe ju jeni në një gjendje depresioni, atëherë unë jam lutur për paqe dhe qetësi për ty. E kjo do të thotë të lutesh për paqe për dikën mëngjes e mbrëmje, ditën e natën. Unë kështu e shpërndajë selamin, mësimet dhe bazat e Islamit tek të gjithë njerëzit me të cilët takohem “.
Ahmed Didati, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Dijetaret e vërtet e kanë mishin e helmuar, kush e han do të shkatërrohet. Ndërsa dijetaret fals i kanë mendimet e helmuara kush i pason do të shkatërrohet.”
Ahmed Es-Sisij.


“Ndoshta dikush mundet te të poshtërojë
Ndoshta dikush mundet të gënjej ndaj teje
Ndoshta dikush mundet te të tradhtojë
Ndoshta dikush mundet te të lëndojë
Por ai prapë mbetet “dikush”
Ndërsa dobia është në pjesën tjetër…
Andaj assesi mos u deshpero prej njerezve dhe assesi mos pergjitheso ”
Shajh Nebil El-EAndaj assesi mos u dëshpëro prej njerëzve,dhe assesi mos përgjithëso.”
Nebil El- Ivadi.


“Ngrijeni shtetin Islam në zemrat tuaja sepse do të ngritët edhe mbi tokat tuaja, praktikojeni ligjin e Allahut xh,sh ndaj vetës tuaja para se ketë të ua kërkoni udhëheqësve tuaj.”
Hasan El-Bena, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Nuk është e domosdoshme që dijetari të përgjigjët në të gjitha pyetjet sepse siç ka ardhur në disa thënie se ai që përgjigjët në të gjitha pyetjet është i çmendur pasi që ashtu siç thotë edhe Allahu xh,sh ” E nuk ju është dhënë nga dija vetëm se pak “, e nëse nuk mundemi të përgjigjemi në disa pyetje atëherë askush të mos çuditet sepse kjo është prej natyrshmërisë së njeriut. Natyrshmëri që, ashtu siç e cekem edhe në ajetin e lartpërmendur ” E nuk ju është dhënë nga dija vetëm se pak”, Allahu xh,sh e ka mbjellë në qenien njerëzore prandaj edhe ka ardhur në disa thënie se gjysma e dijes është ” Nuk e di “.
Nasir Ed-Din El-Albani, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


“Ka dikush që i bie pishman për mëkatin e bërë e kjo për të është pendim, ndërsa ka të tillë që gëzohen për mëkatin e bërë e kjo vetëm sa ia shton atij mëkatin “.
“Nëse nuk gjen njeri që të xhelozon dije se ti je i dështuar.”
Muhamed Muteveli Es-Sharavi, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
“Nuk është njeri i madh ai i cili të bënë që në prezencën e tij të ndihesh çdoherë i vogël por njeri i madh është ai i cili të bënë që në prezencën e tij çdoherë të ndihesh i madh “.
Musafa Husni


/Artan Musliu/
Thënie të çmuara të Dijetarëve I
Thënie të çmuara të Dijetarëve II