‎”Veshja modeste nuk prodhon virtyte te larta, por virtytet e larta janë ato që të obligojnë veshjen modeste”.
Abd El-Aziz Ibn Baz, Allahu xh, sh e mëshiroftë


“Djalli i njerëzve është më i rrezikshmes se djalli i xhinëve sepse djallit të xhinëve po ia lexove ajetin e kursijes ikën ndërsa djallit të njerëzve nëse ia lexon ajetin e kursijes ta komenton atë”.
Seid Ez-Zejanij


“Përderisa është në qiell Ai që më mbron nuk ka në tokë kush më dëmton”.
“Gjeja më e mirë që është në sexhde është ajo se ti i flet tokës në vesh e të dëgjon kush është në qiell”.
“Kërko ndihmën e Allahut xh, sh dhe mos u brengos për ndjenjat negative që të rrethojnë. Dije se ti e ke një Zot që është në gjendje të bëjë çdo gjë vetëm të thotë bëhu dhe bëhet”.
Mustafa Husni


”Nuk duhet qarë një person nëse ka vdekur por duhet qarë nëse pendimi i ka ikur”.
Vexhdi Gunejmi


“Suksesi është të kaluarit nga dështimi në dështim pa e humbur shpresën”.
“Qe nga sot fillo të u shërbesh të tjerëve ashtu siç ke dëshirë që të tjerët të te shërbejnë ty. Kështu do të arrish sukseset më të larta dhe do të jesh pa kufij i lumtur në rrugën tënde”.
“Kur të shikosh se të gjitha gjerat janë kthyer kundër teje, dije se edhe zogu kur dëshiron të ngrihet në qiell duhet që të jetë në kundërshtim me erën”.
“Allahu xh, sh ua dhurojë njerëzve pesë shqisat e trupit ndërsa të suksesshmëve ua dha edhe dy shtese, e ato janë: Durimi dhe Vazhdimësia”.
“Mos qajë për asnjë lidhje që ke në jetë sepse ai për të cilin qan nuk i meriton lotët tu, ndërsa ai që i meriton lotët e tu ai nuk të lejon të qash për të kurrë”.
Ibrahim El-Fekij, Allahu xh, sh e mëshiroftë


“Nëse Allahu xh, sh e donë një prej robërve të Tij do ta sprovoje atë, e nëse duron do ta afroje atë, e nëse kënaqet do ta përzgjedhë atë, e nëse shfaq pakënaqësi atëherë do ta largojë dhe mohojë atë”.
“Kush ka në brendinë e tij një bashqe me besim dhe përkujtim, dhe ka një kopsht me dije dhe përvoja atëherë çka e dëmton atë nëse i ike diçka nga kjo botë”.
“Katër gjera e sjellin lumturinë…
1- Libri i dobishëm
2- Djali respektues
3- Gruaja e dashur
4- Shoqërimi me të mirët
Ndërsa për të gjitha këto tek Allahu xh, sh është kompensimi”.
“Sa më shumë që i shikojë sytë e fëmijëve dhe thellohem në meditimin e tyre aq më shumë e kuptojë se sa e pastër dhe sa e mirë është natyrshmëria. Jeta është krijuar e pastër dhe e bukur por djallet e njerëzve dhe xhinëve shkatërruan gjithçka të bukur dhe njollosen gjithçka të mirë”.
“Falni ata që ju bëjnë keq dhe dëmshpërblimin e keni tek Allahu xh, sh. Kjo jetë është e shkurtër dhe ajo që është tek Allahu xh, sh është e begatshme dhe e përhershme”.
“Xhamia është tregu i Ahiretit, libri është shoku i jetës, vepra është shoqëruesi yt në varr, morali i mirë është kurora e nderit dhe bujaria është petku më i mirë”.
“Mos u pikëllo nëse dikush ti djeg të bukurat, ti harron të mirat, të harron, të qorton dhe të mohon. Shikoi krijesat që e kundërshtojnë Krijuesin e tyre dhe krijesat që e mohojnë Zotin e tyre. I krijojë nga asgjë, i ushqejë nga uria, ua lehtësoi atyre çdo që dhe pastaj shumë prej tyre e mohuan, e shanë të Lartëmadhërishmin dhe At që është i zhveshur nga çdo e metë”.
Aid El-Karni


“Përfitimi i dashurisë se njerëzve është një shanse të cilën e shfrytëzojnë vetëm të mençurit”.
“Jetoje jetën tënde në mes të falënderimit dhe kërkim faljes, sepse me të vërtet frymët tona janë begati ndërsa jeta jonë është me mëkate”.
“Para se ta heqësh pemën e së keqes nga të tjerët, kërko pemën e së mirës dhe ujite atë”.
Muhamed El-Arifi


“Edhe përkundër mëkateve tua puno vepra të mira, edhe përkundër mangësive tua puno vepra të mira, edhe përkundër dobësisë tënde puno vepra të mira sepse Allahu xh, sh nuk lodhet edhe nëse ju lodheni! Bujar dhe i pa të meta është Allahu xh, sh”.
“Vdekja në rrugën e Allahut është prej qëllimeve më të larta, por edhe jeta në rrugën e tij po ashtu është prej qëllimeve të larta. Sikur jeta në rrugën e Allahut të realizohej në bazë të kuptimit të saj real do të na bënte prej shteteve më të mira dhe më të forta në bote”.
“Arritja e qëllimit nuk është fundi, përkundrazi ai është vetëm një pikënisje për tek qëllimi tjetër”.
“Ndonjëherë replika(kundërshtimi) më e fortë është mos replika(mos kundërshtimi)”.
“Dhimbja e ferrës të bënë të harrosh kënaqësinë e qindra luleve”.
Ahmed Es-Shugejri


“Zemra është si shtëpia, syri është porta e saj. Hajdutet nuk hyjnë në shtëpi vetëm se kur porta është e hapur, e nëse hynë do të vjedhin margaritarin e Besimit dhe xhevahiret e Devotshmërisë. Kështu ata e lënë zemrën një shkretëtirë të shkatërruar. Ke kujdes nga ky hajdut sepse është shumë i lehtë dhe shumë i shpejt. I mjafton vetëm një çast i pakujdesisë tënde dhe ai e kryen veprimin e tij”.
“Kush e zgjatë gjumin nuk do të sheh asgjë më shumë se ëndrra, të sigurojë se kur të zgjohesh do të shohësh realisht obligimet tuaja”.
Halid Ebu Shadi.


“Libri, çdo herë pas leximit nga ndokush vendoset në bibliotekë ndërsa muslimani i sinqertë është një libër i hapur të cilin e lexojnë të gjithë njerëzit. Ai ngado që të shkojë është një thirrje e hapur, thotë Allahu xh, sh”Dhe në të dërguarin e Allahut ju kishit një shëmbëlltyre”.
“Në çdo vend që gjendet një besimtar i drejt medoemos duhet qe të gjenden edhe shkaqet e shpëtimit dhe fitimit te të gjithëve”.
Hasan El-Bena, Allahu xh, sh e mëshiroftë
“Prej mëshirës së Allahut xh, sh është të e ndiesh mëshirën e Allahut xh, sh”.
Seid Kutub, Allahu xh, sh e mëshiroftë


“Jeta e vërtet e njeriut është jeta e tij pas vdekjes”.
Muhamed ibn Salih El-Uthejmini, Allahu xh, sh e mëshiroftë


“Kush nuk mund të triumfojë mbi vetveten e tij nuk mund të triumfoj mbi askënd. I humbur është ai që e mposhtë vetja e tij para se ta mposhtin të tjerët”.
“Është shumë lehtë që njerëzit te të akuzojnë se je në humbje por e kanë shumë të vështirë që të vërtetojnë se janë të drejt. Ndërsa ndarja në mes teje dhe tyre në të dyja rastet është që tu thuash: Sillini argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë”.
“Shumë çudi me mjetet se si janë sofistikuar nga ( telefona të thjeshtë ) në
( telefona të mençur ) përderisa mendjet dhe lapsat e disave ende kanë mbetur siç ishin telefonat në të kaluarën, ata ende shkruajnë sipas pagesës”.
Naser El-Umeri


“Gjithsesi duhet bartur shqetësimin për muslimanet e dobët dhe të shtypur dhe ky shqetësim duhet të na shtyjë drejt ndihmesës së tyre. Për këtë arsye duhet që patjetër të lutemi për ta, të e përmirësojmë veten dhe shoqërinë sepse kjo është ndihmesë për fitoren e tyre”.
“Nuk ka ndonjë mëkat që është e pamundur braktisja e tij, e nëse mendon se ka atëherë kjo do të thotë se ti s’do ta braktisesh atë”.
“Një njeri kishte arritur moshën 96 vjeçare dhe vendos të shkojë tek mjeku për të bërë një kontroll të plotë të trupit. Pasi që nuk gjeti asnjë sëmundje dhe asnjë problem, ai tregojë se arsyeja e kësaj ishte se ai e kishte ruajtur veten e tij nga haramet e pasurisë dhe të femrave. E ruajti Allahun xh, sh dhe e ruajti Allahu xh, sh atë”.
“Llogarite veten: A je i gatshëm të takosh Allahun xh, sh”.
Maxhid Ejub


”Kujt ia ngrenë njerëzit emrin do të vdes me vdekjen e tyre ndërsa kujt ia ngritë Allahu xh, sh Ai është i gjallë dhe nuk vdes kurrë”.
Abd El-Aziz Et-Turejfij


”Feja nuk ka nevoje për neve, ne jemi ata të cilët kemi nevoje për Fe. Allahu xh, sh nuk ka nevojë për shërbimet tona që ia bëjmë fesë, për këtë Ai thotë: Dhe nëse jeni kryelartë do të ju zëvendësojmë me popuj të tjerë, pastaj nuk do të jenë sikur ju”.
Meshari Er-Rashid


”Njeriu musliman kur e lexon Kuranin e lexon përmes tij historinë, përmes tij e lexon të tashmen dhe të ardhmen”.
Ferid El-Ensarij, Allahu xh, sh e mëshiroftë


“Unë besojë se këto revolucione janë të drejta dhe janë të ngritura për të çliruar popujt nga zullumqaret. Dhe është e pamundur që Allahu xh, sh të e ndihmojë triumfin e padrejtësisë mbi drejtësinë”.
Jusuf El-Kardawi


“Nëse njeriu hipë mbi erën që të ikë nga rrësku i tij, rrësku do të hipe mbi vetëtimën që të e arrijë atë”.
Abd El-Hamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë


“Qëllimi i mirë nuk e bënë veprën e keqe të mirë”.
Nasir Ed-Din El-Albani, Allahu xh, sh e mëshiroftë
“Mos mendo se xheneti është i lirë, përkundrazi ai është shumë i shtrenjtë dhe rruga që të qon për tek ai është e vështire dhe me sfida. E kush e donë xhenetin le ta ofrojë çmimin”.
Halid Er-Rashid


“Ka nga ata që kërkojnë të çlirohen nga robëria por ka edhe të tille që mjaftohen me përmirësimin e kushteve të robërisë”.
“Të lirët i vajtojnë dëshmoret e tyre ndërsa skllevërit i vajtojnë pronaret e tyre”.
Mustafa Mahmud, Allahu xh, sh e mëshiroftë


“Perse duhet që të presim ndodhitë e mëdha në mënyrë që të vendosim për ndryshime? Përse duhet të pres derisa të më vdes prindi në mënyre që të fillojë me namaz? Përse duhet të pres derisa të më vdes fëmija që të fillojë me zekat? Sa më bukur do të ishte sikur ne të ishim të përgatitur për këto ndodhi, të i kemi lidhjet e forta me Allahun xh, sh në mënyrë që në këto raste të na nderonte me durim, andaj fillo që tani”.
Emxhed Korsha


“Kërko falje nga Allahu xh, sh sepse kërkim-falja hap fryrët, shton riskun, hap gjokset dhe mendjet, largon shqetësimet dhe ty të qon në gjendjen më të mirë”.
Ahmed El-Axhmij


“Lotët e të shtypurve në sytë e tyre janë thjeshtë lot por në dorën e Allahut xh, sh ata janë rrufeja me të cilët goditen zullumqarët”.
Mustafa Sadik Er-Rafi’ij, Allahu xh, sh e mëshiroftë


“Mos u anko në triumf, sepse triumfi ju takon juve nëse jeni me Allahun xh, sh, nëse e mbani fenë e Tij dhe gjykoni me ligjet e Tij”.
Ali Et-Tantavi


“E keqja nuk bëhet e pranishme përderisa nuk ndodh më e keqja”.
Ahmed Es-Shugejri


“Nëse je prej atyre që kur e vendon kokën në jastëk nuk ke urrejtje ndaj muslimaneve atëherë ti je me të vërtet prej njerëzve me të lumtur”.
“Namazi i Duhas, të çlodhë nga puna, të heqë shqetësimet, të gëzon zemrën, të freskon trupin, të afron pran Krijuesit tënd ndërsa në sexhde lutu për popullin e shtypur të Sirisë”.
“Nëse dëshiron të i njohësh disa të mjafton vetëm të shikosh në pamjet e tyre. Dallim i madhe është mes atij që ka edukatë dhe moral dhe mes atij të paedukatë dhe të pamoral.
( Më të vërtet jam dërguar për të përsosur virtytet e moralit )”.
Nedil El-Ivadi


“Çdo bir i Ademit është gabimtar. Edhe ne jemi pjesë e tyre por prej neve ka të atillë që gabojnë dhe kërkojnë falje dhe ka të atillë që gabojnë dhe filozofojnë”.
Halid El-Beker
“Kush është që e ka Allahun mbështetës nuk do të humb”.
Ebu Is’hak El-Huvejni


“Jeta jote është e bazuar në idetë tuaja, lumturia e njeriut apo mërzia e tij, ankimet e tij apo shqetësimet e tij, e po ashtu edhe qetësia e tij burojnë vetëm nga vetvetja e tij”.
Muhamed El-Gazaliu, Allahu xh, sh e mëshiroftë


“Porosi për të dashurit…
Ji në këtë botë vetëm kalimtar
Le prapa vetes vetëm gjurmë të mira
Ne s’jemi në këtë botë vetëm se udhëtar
E udhëtarit si mbetet gjë tjetër pos rrugëtimit”.
Hatim Ed-Dib


“Duhet që ti mposhtim tagutët në shpirtrat e njerëzve, e nëse këtë e bëjmë atëherë do të jetë e mundur që edhe realisht të i mposhtim taguetet sepse për këtë do të gjejmë shumë përkrahës dhe ndihmëtar”.
Isam El-Atari


“Paramendoje…
Sead Ibn Ebi Vekas ka hyrë në Islam kur ishte në moshën 30 vjeçare dhe ka vdekur kur ishte në moshën 36 vjeçare. Kur ai vdiq, Arshi i Allahut xh, sh u dridh për atë që ai kishte bëre për Islam!!! E çka ke bëre ti për Islam ???”.
Ragib Es-Serxhani


Nga: Artan Musliu
 
Thënie të çmuara të Dijetarëve I
Thënie të çmuara të Dijetarëve II

Thënie të çmuara të Dijetarëve III