A jeni të gatshëm të mbeteni të uritur që të tjerët të ngopën, të mbeteni pa gjumë që të tjerët të flenë të qetë, të lodheni që të tjerët të pushojnë, së fundi të vdisni që ummeti juaj të jetoj përjetësisht?
Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Feja nuk i qon njerëzit të pranguar që të bëjnë adhurime por këtë e bënë me anë të devotshmërisë. Andaj nëse në një brez prej brezave ndodhë që njerëzit të prishen moralisht atëherë përmirësimi i tyre nuk vije duke u shtrënguar dispozitat fetare, por përmirësimi i tyre vije si rezultat i edukimit, përmirësimit të zemrave, dhe ngjalljes së ndjenjës së devotshmërisë në zemrat e tyre “.
“Është e çuditshme se si mendojmë të i mbajnë gjallë ideologjitë tyre përderisa zemrat nuk rrahin për to“.
“Me të vërtetë thirrësit në rrugën e Allahut xh.sh duhet ta gjejnë ëmbëlsinë e besimit në vetën e tyre për të mbizotëruar kështu forcën e besimit dhe të kenë mundësi të ju dalin për ballë forcës së tiranisë injorante të ambientit që i rrethon“.
“Mos u kthe prapa që të shohësh numrin e pasuesve por shiko përpara që të shohësh rrugën e drejt“.
“Me të vërtetë ky Kur’an nuk i shpalosë fshehtësitë e tij përveç atyre që i përjetojnë dhe i ndjejnë betejat e tij dhe bëjnë përpjekje të mëdha në triumfin e të vërtetës“.
Halid El-Beker
“Çdo njëri prej nesh ka shpirt por sa prej nesh kanë ndërgjegje?“
“Dhimbja e vërtetë është kur nuk gjen kujt të i ankohesh për dhimbjet“.
“Njerëzit janë si kompjuterët, disa prej tyre janë si monitorët që të gjithë shikojnë në të e disa janë si testatura që të gjithë trusin në të“.
Abd El-Aziz Et-Turejfi
“Njeriu nuk burgoset nëse prangoset fizikisht sepse burgimi i vërtetë është prangosja e zemrës andaj edhe gjejmë të burgosur që buzëqeshin derisa të lirët vetëvriten“.
Mustafa Mahmud, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Para se të flesh, pyete vetën: Pse u krijove? Pse jeton? Cilat janë dëshirat tua më të shtrenjta? Bëja këto pyetje vetës tënd me sinqeritet të plotë dhe larg çdo hipokrizie, lajke dhe turpi. Kërkoje dobësinë dhe forcën tënde, vendojë veprat tuaja nën vrojtimin e thjerrëzave të pastra nga egot. Thellohu në të menduar dhe eja kështu në përfundim të realiteti tënd“.
“E ardhmja nuk vije kurrë sepse në momentin që ne e mendojmë se do të vijë e ardhja ajo bëhet e tashme dhe kështu që çdo herë do të mbetesh në kërkim të saj“.
“Nëse në një zemër nuk ka vend frika ndaj Allahut xh.sh atëherë ajo nuk është zemër, por ajo është varr“.
“Sikur te hynte secili prej nesh në zemrën e tjetrit do të te vinte keq për të“.
Aid El-Karni
“Sa herë që ti ngre duart drejt Mbretit të mbretërve që ti kërkosh diçka, Ai do të te dojë dhe do të te ofrojë afër Tij. Ndërsa sa herë që i kërkon prej ndonjë krijesa, atëherë ai do të te nënshtroje dhe do të te poshtërojë“.
“Çdo person që nuk të udhëzon drejt të mirës apo nuk të ndihmon që të arrish deri tek ajo, ai person është pengesë në rrugën tënde“.
“Ti mund të shprehësh për vetën tënde si të duash por morali yt është shprehësi më i mirë për ty”.
“Nëse jeton edhe një ditë të re kjo do të thotë se Allahu xh.sh të ka zgjatur jetën edhe për një ditë më shumë që të pendohesh dhe të veprosh vepra të mira andaj mos e humb këtë shans që të është dhënë”.
“Njerëz të mëdhenj janë ata që arrijnë të buzëqeshin edhe pse lotët janë duke u rrjedhur “.
Jusuf El-Kardavi
“Thuhet që njeriu është zotëruesi i fjalës deri sa ta thotë atë e kur e thotë atëherë bëhet rob i fjalës, për këtë arsye mos u bëjë llafazan“.
Maxhid Ejub
“Ka dallim të madh në mes të atij që shkon për të fjetur ndërsa qëllim parësor e ka ngritjen për namazin e sabahut dhe në mes të atij që shkon për të fjetur ndërsa qëllimi i tij është të ngrihet për të shkuar në punë ndërsa pse i ikën namazi as që e vret mendjen fare“.
“Provoje që derisa je duke qëndruar i shtrirë mbi shtrat dhe në pritje të gjumit, të shtosh përmendjen e Allahut xh.sh. Andaj thuaj: Subhan-Allah, Subhan-Allah, Subhan-Allah…”.
“Si pret nga njerëzit që të besojnë në ty kur ti nuk ke besim në vetën tënde ! Ëndrrat nuk mund të realizohen nëse nuk ke besim në forcën tënde se mund të realizosh ato“.
Hasan El-Benna, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Shkalla më e ulët e vëllazërisë është pastërtia e zemrës, shkalla e mesme është të duash për vëllain tënd atë që e donë për vetë ndërsa shkalla më e lartë e vëllazërisë është altruizmi. Thotë Allahu xh.sh:” Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar” 59:9 “.
“Ngrijeni shtetin Islam në zemrat tuaja sepse do të ngritët edhe mbi tokat tuaja, praktikojeni ligjin e Allahut xh.sh. ndaj vetës tuaja para se ketë të ua kërkoni udhëheqësve tuaj “.
“O ju vëllezër! A jeni të gatshëm të mbeteni të uritur që të tjerët të ngopën, të mbeteni pa gjumë që të tjerët të flenë të qetë, të lodheni që të tjerët të pushojnë, së fundi të vdisni që ummeti juaj të jetoj përjetësisht? Kështu do të jeni vërtetë të sinqertë më Allahun xh.sh.“.
“Rinia tek çdo popull është shtylla e revolucioneve, dhe në çdo revolucion janë sekreti i forcës së tij, ata në çdo ideologji janë bartës të triumfeve “.
“Unë nuk mund ta imagjinojë dot se si një njeri që beson në Allahun xh.sh dhe në Librin e Tij të ketë dëshpërim në zemrën e tij, sado që vuajtjet të ia errësojnë jetën, fatkeqësitë të ia rëndojnë barrën, e edhe në qoftë se bie në barrierat e rrugës prapë nuk duhet të ketë dëshpërim “.
Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Le ta dijë çdo thirrës në të mirë dhe parandalues nga e keqja se ai është sikur mjeku që përdorë medikamente të lehta për të ia lehtësuar sëmundjen duke vazhduar kështu deri në shërimin e saj “.
“Jetojmë në këtë botë duke i bërë mëkate Allahut xh.sh ditë e natë, thuajse ne e kemi siguruar hyrjen në xhenet. Por po harrojmë se Ademit a.s ju ndalua të qëndruarit në xhenet për një mëkat të vetëm “.
Ahmed Esh-Shugejri
“Sa më shumë që edukohem përgjatë kohës aq më shumë e kuptojë mangësinë e mendjes andaj nëse nuk e plotësoj me dije do ma plotësoj koha me injorancë “.
Selman Ibn Fehd El-Audeh
“Me të vërtetë fjalët e sinqerta, të qeta, që burojnë nga dashuria dhe sinqeriteti, të shoqëruara me edukatë do të kenë ndikim afatgjatë. E si të mos kenë kur ato janë sikur pema që rrënjët i ka thellë në tokë dhe degët lartë në qiell e që vazhdimisht jep frytet e saj me vullnetin e Zotit xh.sh”.
” Problemi ynë qëndron në ngritjen e jetës tonë mbi planet e armiqve tanë e jo mbi atë çka realisht na nevojitet “.
” Veprat e mira janë aroma e këndshme që të tjerët e ndjejnë tek ti “.
“A të ka ndodhur ndonjëherë që te të përzihen e qara dhe e qeshura?? Mua më ka ndodhur dje kur po i përqafoja fëmijët pas mungesës time për një kohë, ndërsa një lexues i Kuranit po lexonte fjalën e Allahut xh. Sh “ Atë ditë kur do të ikë njeriu nga vëllai, nga nëna dhe babai, nga shoqëria dhe fëmija “.
Emxhed Korsha
“Gjëja më e mirë që është në namaz është ajo se namazi të futë tek dera e Mbretit të mbretërve, sa herë që ti dëshiron dhe sa herë që ti të jesh i gatshëm, duke ta mundësuar ty të kërkosh çfarëdo që të duash. Andaj mos ndalo nga të kërkuarit dhe të përsëriturit e kërkesës sepse këtë asnjëherë nuk do të mund ta gjesh tek të mëdhenjtë e kësaj bote “.
Abd El-Aziz Er-Rentisi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“O Udhëheqës të Arabëve, a nuk e keni lexuar fjalën e Allahut xh.sh “ O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja “ 47:7, deri kur do të dështoni të ndihmoni fitoren e Allahut xh.sh u larguar nga Libri i Tij dhe kundërshtimi i ligjit të Tij“.
Nasir El-Katami
“Tërë kënaqësia e përtacisë nuk vlen as sa edhe një çast i vetëm i kënaqësisë së suksesit “.
“Hapat e suksesit: Mendo…Planifiko…Konsulto…Vepro…Zbato…Përqendrohu! “.
Ahmed Ibn Ali El-Axhmi
“Përse ke nevojë të shqetësohesh dhe të biesh në depresion kur ti e ke një Zot që është më i mëshirshëm ndaj teje nga vetë Nëna jote “.
Halid Ebu Shadi
“Të jesh i sigurt se asnjëherë nuk do të te bie vlera në sytë e njerëzve përderisa ajo nuk të humb tek Allahu xh.sh “.
Mustafa Husni
“Dëshirat, sado që vonohen prapë do të vije koha kur dielli do të lind edhe për to andaj jini optimist dhe mbajeni shpresën përderisa punoni në realizimin e tyre “.
Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Më të vërtetë rënia e Sirisë në duart e myslimanëve do të thotë fundi i Izraelit “.
“Shami ende nuk e ka thënë fjalën e tij në përpjekje për ta shpëtuar njerëzimi. Ne ende jemi në pritje që ai të e kryej punën e vetë “.
Naser El-Umeri
“Është lehtë ta përdorim Islamin për qëllime personale, mirëpo është vështirë ta nënshtrojmë vetveten tonë për qëllime madhore islame “.
Ahmed Didat, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Ne nuk jemi të prapambetur ndaj perëndimit por jemi të prapambetur ndaj Islamit. Ne nuk kemi ngecur dhe nuk jemi vonuar në të qenuritë në hap me botën vetëm se duke e lënë pas dore fenë “.
Muhamed Nuh El-Kudah
“Vobektësi e vërtetë nuk është vobektësia materiale por ajo mendore “.
Ibrahim El-Fekij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Tërë errësirat e botës nuk mund ta shuajnë dritën e kandilit ndriçues, andaj bëhu ti kandil ndriçues që përpiqesh të i gëzosh të tjerët sepse ky është sekreti i lumturisë mes teje dhe njerëzve “.
“Në shkolla së pari mësojmë mësimet e pastaj u nënshtrohemi provimeve ndërsa në jetë së pari u nënshtrohemi provimeve e pastaj i mësojmë mësimet “.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Me të vërtetë pasuria është një rob i sinqertë, por ajo di të jetë edhe zotëri i keq. Është rob i yti nëse e shpenzon, por nëse e grumbullon dhe mërzitësh për të, atëherë do të ankohet për ty, do te të sëmurë sepse ti je bërë rob i saj “.
Muhamed Salih Munxhid
“Nuk është frikë nga Allahu xh.sh të qarit derisa sytë të nxihen, por frikë nga Allahu xh.sh është të larguarit nga mëkati duke pasur mundësi ta bëni, thotë Allahu xh.sh” E për atë që i frikohet Allahut xh, sh do të ketë dy xhenete”.
Përgatiti: Artan Musliu
Thënie të çmuara të Dijetarëve I
Thënie të çmuara të Dijetarëve II
Thënie të çmuara të Dijetarëve III
Thënie të çmuara të Dijetarëve IV
Thënie të çmuara të Dijetarëve V
Thënie të çmuara të Dijetarëve VI
EDITOR
10 years ago
previous article