Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nuk lejohet fyerja e muslimanit edhe nëse ka mangësi në islamin e tij sepse nuk ka ndonjë dobi prej kësaj fyerje pasi që ka kaluar në gjykimin e Allahut xh.sh, e më përparësi ka të ndaluarit e fyerjes së muslimanëve të drejt, e shumë më përparësi ka të ndaluarit e fyerjes së imamëve sepse në drejtësinë e tyre ata kanë grumbulluar dijen, shërbimin për fe, transmetimin e haditheve, sqarimet dhe detajimet e rregullave të jurisprudencës islame, si dhe shumë shërbime e përfitime të tjera siç edhe janë të njohura”.
“Me të vërtetë nëse dikush shikon në gjendjen e myslimanëve sot do të gjejë dallim të madh në mes të tyre dhe mësimeve të tyre, moralit dhe edukatës së fesë së tyre. Por jo vetëm kaq, sot këto vlera të moralit janë bërë të huaja si në mësime ashtu edhe në praktikë”.


Abd El-Aziz Et-Turejfi
“Shkalla më e lartë e sinqeritetit është përpjekja për të fshehur adhurimet ashtu siç i fsheh gabimet”.
“Përmendja e Allahut është jetë për shpirtin dhe shpirt për jetën, është prehje për trupin, qetësi për zemrën dhe rahati për mendjen. Allahu thotë:”Vërtetë me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat”.
“Për shumë njerëz, pritja për fitore bëhet shumë e gjatë, kështu që ata përfundojnë duke u rikthyer (thyhen-largohen nga dëshirat, qëllimet), dhe ata harrojnë atë se Allahu ka premtuar të japë fitoren për të vërtetën dhe jo për popullin e saj. Shumë shokë të
Dërguarit s.a.v.s kanë vdekur para se të bëhen dëshmitarë të fuqizimit të fitores së të Dërguarit të Tij”.


Aid El-Karni
“Para se të pastrosh duart dhe fytyrën në mëngjes, pastroje zemrën tënde me ujin e pendimit dhe të faljes e mirësisë ndaj robërve të Allahut xh.sh. Sepse kështu do të jetosh ditën më të lumtur të jetës tënde”.
“Pleqëria e shpirtit është më e rrezikshme se pleqëria e trupit sepse gjen shumë njerëz që kanë kaluar të gjashtëdhjetat apo të shtatëdhjetat ndërsa me vullnet dhe ambicie janë ende të rinj përderisa gjen shumë që ende nuk i kanë mbushur të dyzetat dhe kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga të tjerët për çdo gjë”.
“Ti je ai që e ngjyrosë jetën tënde përmes qasjes tënde ndaj saj. Jeta jote ndërtohet nga idetë tuaja andaj mos vendo syze të errëta mbi sytë tuaj”.
“Më tha një njeri i pasur: të gjithë të punësuarve në kompaninë time ua bëra detyrë leximin e kuranit në gjysmë orën e parë të fillimit të punës. U mësuan në këtë obligim të ri. Kjo u solli edhe atyre edhe mua shumë bereqet”.


Salih El-Megamisi
“Vendi i robit nuk dihet me vendin e tij në mesin e njerëzve sepse njerëzit nuk shohin prej teje vetëm se atë të dukshmen por çështja më madhore është pozita dhe vendi yt tek Allahu xh.sh”.


Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Gjëja e parë që duhet të pajiset me të thirrësi në rrugën e Allahut xh.sh është dija e marrë nga libri i Allahut xh.sh dhe nga tradita e vërtetë dhe e pranuar e të Dërguarit s.a.v.s sepse thirrja pa dije është thirrje në injorancë e thirrja në injorancë bënë më shumë dëme se dobi. Kjo pasi që ky thirrës mund të e përshkruaj vetën si udhëzues dhe udhërrëfyes e nëse nuk është i pajisur me këtë dije atëherë ai do të jetë humbës dhe devijues, Allahu xh.sh na mbrojte prej këtyre gjërave”.
”Kujdesu që të jesh i qëndrueshëm dhe i përqendruar në mënyrë që të mos marrësh pak nga aty e pak nga këtu, prej dijës, sepse kjo ta humb kohën dhe ta turbullon mendjen”.
”Ka thënë i Dërguari s.a.v.s: Besimtari më i mirë është ai që ka moralin më të mirë. Ky hadithë duhet të jetë dritë e syve të çdo besimtari sepse nëse njeriu e dinë se nuk do ta ketë besimin e plotë vetëm nëse e zbukuron moralin e tij atëherë kjo do ta nxisë që çdo herë të pajiset me moral të mirë dhe me cilësi të larta duke u larguar nga gjërat dhe gjestet e ulëta”.
“Sulejmani a.s ka thënë:”Tha:”Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh”38:35 , pra ai fillojë me kërkim falje para se të fillonte me kërkimin e pasurisë. Për arsye se largimi i pasojave të mëkatit shpie drejt arritjes së qëllimit pasi që mëkatet janë ato të cilat grumbullohen në zemër dhe kështu pengojnë arritjen e shumë mirësive. Andaj çdo besimtar duhet që të fillojë me të kërkuar falje para se të filloje me të kërkuarit e pasurisë”.


Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë
‘’Sikur të mos ishin bashkëpunëtorët e brendshëm nuk do të kishim armiq nga jashtë”.


Ibrahim El-Fekij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“I suksesshëm është ai që edhe pasi të gjënë punë kërkon përsëri punë”.
“Njeri i mençur është ai që di të heshtë para se njerëzit të i mbyllin veshët, andaj të lutëm që të mendosh mirë se kur duhet të flasësh e kur të heshtësh”.


Abd El-Kerim Bekar
“Është obligim i yni që vazhdimisht të e luftojmë epshin tonë dhe vazhdimisht të mësohemi të e largojmë vetën nga kënaqësitë dhe egot”.
“Përderisa kemi mundësi që mendimet tona të i paraqesim në një formë të bukur atëherë përse disa prej nesh çdo herë përdorin metoda të vrazhda ?”.
”Nuk është i madh ai njeri i cili nëse ulesh pran tij të bënë të ndihesh i vogël por i madh është ai njeri i cili nëse ulesh pran tij ndihesh edhe ti i madh”.


Selman Ibn Fehd El-Audeh
“Në rrethanat më të këqija njeriu mund të bëjë vepra të mira nëse posedon vullnet të mirë dhe merr shkaqet e duhura, ndërsa në rrethanat më të mira njeriu mund të mos veprojë asgjë të mirë nëse qëndron nuk pritur dhe ëndërruar”.
“A do të thotë përendemi i Diellit se erdhi fundi ? Assesi. Zhvishu nga egoizmi që të kuptosh se të mbuluarit tënd me errësirë do të thotë dhënie shans vëllait tënd që të shijojë rrezet e Diellit”.
“Ndoshta është më mirë që të ndalesh nga kritika e vazhdueshme ndaj atij personi që nuk ia vë veshin asaj që thua sepse heshtja jote ndoshta do të bëjë më shumë dobi sesa vetë fjalët tua. Njeriu që fle nën zhurmën e makinave ai zgjohet nga të heshturit e tyre”.
“Të kërkuarit prej Allahut xh.sh është krenari dhe s’ka poshtërsi me të ndërsa të kërkuarit prej njerëzve është poshtërsi dhe s’ka krenari me të pavarësisht se a të përgjigjet apo jo”


Muhamed Hasani
“Sikur të përulej në sexhde edhe zemra e njeriut së bashku me trupin e tij atëherë kjo zemër nuk do të lejonte që të ngrihej trupi nga sexhdeja dhe do të arrinte aty ku ka arritur edhe i Dërguari s.a.v.s kur thoshte:” Na qetëso me të ( namaz ) o Bilal”.
“O ju thirrës në rrugën e Allahut xh.sh ! O ju dijetarë, unë çuditem dhe habitem se si një thirrës në rrugën e Allahut xh.sh dëshiron që të lëvizë në mesin e njerëzve që ti thirr ata dhe të ua ndriçojë mendjet e tyre ndërsa vetë nuk fal namaz nate ?! Pasha Zotin e Qabesë nuk do të ndodh kjo”.
“Shumë prej grave të myslimanëve sot- për fat të keq- dinë shumë rreth modës dhe rreth risive shumë gjëra, ato dinë shumë edhe rreth artisteve dhe këngëtareve shumë gjëra ! Por nëse e pyet ndonjërën prej tyre për nënat e besimtarëve apo për edukatoret e gjeneratave të arta, apo për heroinat dhe trimëreshat luftëtare nuk do të jenë në gjendje që të cekin së paku një prej tyre”.


Jusuf El-Kardavi
“Zemra, të cilën besimi e ka edukuar për të qenë nën mbikëqyrjen e Allahut si dhe nën llogaritë e Ditës së Gjykimit, është gjithmonë e gjallë dhe e ndjeshme”.
“Është e vërtetë që përgatitjet ushtarake dhe teknike në luftë janë të domosdoshme, mirëpo armët janë efikase vetëm në duart e luftëtarëve dhe luftëtarët i rrit vetëm besimi i vërtetë”.
“Burri duhet të qëndrojë gjithmonë si burrë e gruaja si grua, ashtu siç i krijoi All-llahu, e jo ti përngjajnë njëri-tjetrit sepse Muhamedi a.s i mallkoi burrat që iu përngjajnë grave por edhe gratë që iu përngjajnë burrave”.
“Islami që në fillimet e tij dhe vazhdimisht ka ftuar për trimëri, vendosmëri dhe sakrificë në mbrojtje të kauzës së drejtë”.


Isam El-Attari
“Harami është haram si për mikun ashtu edhe për armikun, por nëse të ndalurit e armikut është obligim atëherë të ndaluarit e mikut nga bërja e haramit është obligim edhe më i madh sepse me këtë realizon më shumë se një qëllim. Me këtë e arrin qëllimin e Islamit, kënaqësinë e Allahut xh.sh dhe obligimin e shoqërisë”.
“Kush e mëshiron të tashmen e lind të ardhmen, kush nuk mbjell sot nuk mund të korrë nesër”.


Mustafa Husni
“Besimi yt drejt qëllimit tënd, për ty do të thotë gjysma e realizimit të tij, dhe përqendrim juaj në të, do të thotë për ju që ju jeni afër realizimit te tij, ndërsa bindja e juaj ne Allahun, do të thotë për ju që ju vërtetë e keni realizuar atë”.


Halid Ebu Shadi
“Sa i shkurtër është ky udhëtim i ashtu quajtur jetë”.


Muhamed Husejn Jakub
“Me të vërtetë umeti sot ka më së shumti nevojë që ti kthehet besimi i saj në Krijuesin e saj dhe në metodologjinë e saj, është më se e nevojshme për dikë që ia ngjallë besimin në zemrën e saj dhe për kë e udhëzon drejt marrjes me shkaqet e mundshme dhe kushtet e tyre. Ky umeti është më se i nevojshëm për dikë që ia tregon natyrën e rrugës dhe mënyrën se si tejkalohet ajo. Ky umet është më se i nevojshëm për dikë që ia tregon shenjat në rrugë, ia sqaron se nga duhet të shkohet dhe për nga duhet të shkohet”.


Nasir El-Katami
“Sillu me mua ashtu siç më njeh mua dhe ashtu siç i sheh gjërat prej meje e assesi mos u sill me mua duke u bazuar në at që dëgjon për mua”.


Ragib Es-Serxhani
“Beteja në mes të së mirës dhe së keqes, në mes të besimit dhe pabesimit është betejë e përhershme dhe nuk mund të ndodhë që të vije ndonjë kohë e të mos ketë konflikt në mes të tyre”.


Muhamed Ismail El- Mukdem
“Nuk është asket ai që nuk ka pasuri por asket është ai të cilit pasuria nuk ia shqetëson zemrën edhe nëse ajo arrin pasurinë e Karunit”.


Maxhid Ejub
“Mos u mashtro pas kësaj bote sepse për Allahun kjo botë i ngjason ëndrrës e cila do të përfundojë”.
“Nuk janë të gjithë njerëzit që vërtetë brengosën për problemet, rrethanat dhe preokupimet tua, andaj ke kujdes se kujt i ankohesh dhe asnjëherë mos ju anko dhe mos ia qaj hallet atij që realisht nuk kujdeset dhe nuk shqetësohet për problemet tua”.
“Realisht, nuk ka humbje në asnjë çështje prej çështjeve të kësaj bote, humbje e vërtetë është vetëm humbja e fesë ndërsa çdo gjë tjetër përveç humbjes së fesë për besimtarin në të ka të mira”.
“Ndryshimi fillon prej teje, andaj mos prit që të fillojë ndryshimi nga të tjerët. Njihe vetën dhe zbulojë aftësitë tua. Mundohu që të lësh gjurmë sepse jeta nuk ka vlerë nëse e jeton pa bërë ndonjë ndryshim për të mirë”.
” Kuptoje realitetin e kësaj bote dhe dije mirë se nuk do të mund të arrish tërë atë që ke për synim që ta arrish, çdo herë do të gjesh mangësi e nga njëherë edhe do të humbësh sepse kjo është bota. Kjo botë nuk është e përjetshme por është vetëm një vendkalim për në botën e përhershme”.


Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Me të vërtetë të dobitë janë të shumtë ndërsa tiranët janë pakicë por a thua vallë kush i bëri të dobëtit që tu nënshtrohen tiranëve? Nënshtrimin e të dobëtëve ndaj tiranëve e mundësojë shpirti i lig i të dobëtëve, humbja e qëllimit, mos ekzistimi i shëmbëlltyrës dhe heqja dorë nga nderi”.
“Me të vërtetë atë brez që e ka mbjell dora e Allahut xh.sh nuk ka mundësi që ta korrë dora e njeriut”.
“Mohimi i mirësive të Allahut xh.sh mund të bëhet me mos falënderimin e Allahut xh.sh për dhënien e tyre, apo me mohimin e faktit se ato mirësi janë dhuratë prej Allahut xh.sh, apo me atribuimin e këtyre mirësive dijës, përvojës, aftësisë dhe mundit tënd personal. Por a thua këto aftësi dhe mundësi nuk janë prej mirësive të Allahut xh.sh ? Mohimi i mirësive mund të jetë edhe me keqpërdorimin e tyre, me përdorimin e tyre në mënyrë të dhunshme, me mendjemadhësi ndaj njerëzve, apo me përdorimin e tyre për të kënaqur epshet dhe egot tua, apo me përdorimin e tyre për të shkatërruar. E tërë kjo është mohim i mirësive të Allahut xh.sh”.
“Me të vërtetë çdo njeri do ti shkojë Allahut xh.sh pas vdekjes por i lumtur do të jetë vetëm ai që i ka shkuar Allahut xh.sh edhe gjatë jetës”.


Nebil El- Ivadi
“Nganjëherë lufta zgjatet dhe mendojmë se triumfi po vonohet por besimtari ka bindje të plotë se ai që e mbron fenë e Allahut xh.sh dhe mbështetet në Allahun xh.sh duke e kërkuar ndihmën e Tij atëherë triumfi do të vije edhe pse ndoshta na duket se po vonon”.


Muhamed Salih El-Munxhid
“Kuptimi i disave për mbulesën është i gabuar sepse mbulesa islame e mbulon trupin e femrës dhe e ruan bukurinë e saj e nuk është i shkurtër, e as i ngushtë, e as nuk është i tejdukshëm. Mbulesa islame nuk e ka për qëllim vetëm mbulimin e kokës”.


Ahmed Esh-Shugejri
” Njeriu i thjeshtë përqendrohet në problemin ndërsa ai i suksesshmi përqendrohet në zgjidhjen e problemit”.
“Besojë se sëmundja është një shenjë në rrugën e cila të thotë se: Mos e llogaritë vetën supërmen”.


Mustafa Es-Sibai, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Unë kam shume shokë por kam vetëm disa vëllezër”.


Ali Tantavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Kush ikën prej vdekjes, prej tij ikën jeta”.


Abd El-Hamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Me të vërtetë ulja me të varfëritë është ilaç për shpirtin, në të ka shërim për mos nënshtrimin e shpirtit ndaj përcaktimit dhe vendimeve të Allahut xh.sh”.


Muhamed Kutub
“Njeriu me natyrshmërinë e tij është rob që adhuron diçka, andaj ai ose do ta adhurojë Allahun xh.sh si të vetëm dhe të pa shok, ose do të adhurojë zota tjerë përveç Allahut xh.sh, ose do të adhurojë diçka që është më e ulët se vetë njeriu”.


Malkolm X, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nëse dikush të bënë padrejtësi atëherë përkujdesu që të mos u bëjë padrejtësi edhe të tjerëve”.


Halid El-Beker
“Nuk kam parë që dikush të ketë mirësi më të madhe se femra, e fut në xhenet babain e saj sa është fëmijë, e plotëson gjysmën e fesë së burrit të saj sa është në rini, ndërsa nën këmbët e saj qëndron xheneti sa është nënë në pleqëri”.
Artan Musliu
 
Thënie të çmuara të Dijetarëve I
Thënie të çmuara të Dijetarëve II
Thënie të çmuara të Dijetarëve III
Thënie të çmuara të Dijetarëve IV
Thënie të çmuara të Dijetarëve V
Thënie të çmuara të Dijetarëve VI
Thënie të çmuara të Dijetarëve VII
Thënie të çmuara të Dijetarëve VIII
Thënie të çmuara të Dijetarëve IX