“Një histori suksesi”

Pas çdo historie suksesi përfshihet një sakrificë e mundishme e sfiduese. Rruga e edukimit dhe arsimimit nuk është dhe aq lehtë, kërkon motiv dhe punë të vazhdueshme.

Çdo njeri që ëndërron e dëshiron të ketë një arsimim të mirëfilltë dhe avancim të vetes, kalon nëpër rrugë sprovuese, dhe momente dëshpërimi po pastaj e merr forcën për të vazhduar më tej.

Departamenti i të rinjëve, pran Forumit Rinor Islam, bën thirrje të gjithë të rinjëve, nxënës e student, të ndajnë me të gjithë ne përjetimet e këtij rrugëtimi të arsimimit dhe edukimit.
Duke i shprehur ëndrrat tuaja, sakrificat, problemet, uljet dhe ngritjet, motivin e arritjen që keni ose dëshironi.

ME NJË SHKRIM, TI MUND TË JESH NDRYSHUES I JETËS SË DIKUJT.

Tema: “Një histori suksesi”

• Me çfarë problemi, sfide jeni duke u ballafaquar gjatë rrugëtimit tuaj?
• Sa kane ndikuar tek ju sfidat?
• Si jeni duke i tejkaluar ato?
• Motivi dhe mesazhi i historisë suaj të cilën dëshironi ta përcjellni tek të tjerët.

• Afati i fundit për dërgimin e shkrimeve: 23.10.2021
• Te dhëna personale (emër, mbiemër, qyteti, shkollimi, nr kontaktues) me shkrimim dhe një foto profili apo një foto që ju simbolizon juve si shkrues të dërgohen në email zmp-pr@fri.org.mk.

Shkrimet dhe fotografitë e dërguara do të zgjidhen nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun pran FRI-së.

• Numri i postimeve të shkrimeve është i limituar;
• Shkrimet do të postohen tek faqja zyrtare e FRI-së.

Për të gjithë pjesëmarrësit do të shpërndahen çertifikata, ndërsa shkrimet të cilat do të përzgjedhen do të shpërblehen me nga një dhuratë.