Categories
Lajme FRI

T'i gëzosh të tjerët, ligjërata e rradhës

Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup vazhdon me ciklin e ligjëratave dyjavore.
Ligjërata me temë “T’i gëzosh të tjerët” ishte e treta me rradhë e cila u realizua në hapësirat e AAG-së.
Teologeja e mirënjohur Sumeje Peza e cila ligjëron tanimë disa cikle, në këtë ligjëratë përmendi shpërblimet e akteve të mirësjelljes, të gëzimit të të tjerëve etj. Numëroi edhe shumë mënyra si ta gëzojmë njëra-tjetrën si: fjala e mirë, buzëqeshja, largimit të ndonjë brenge të dikujt, dhurimi i dhuratave dhe shumë të tjera.
Në fund u diskutua edhe mes të pranishmeve.

Exit mobile version