Në fitoren kundër Kamzës, është kënduar në mbrëmje por nga tribuna janë përshëndetur lojtarët serbe, të cilët kanë mundur të shohin valimin e flamurit serb.
Kjo është bërë nga tifozët e Himarës, klubit futbollistik në të cilën luajnë Kuzmiq dhe Zdravkoviq, që kanë kontribuar në rezultatet e mira të këtij ekipi. Himara tri ndeshjet nuk di për humbje, ndërsa më i merituari është dyshi serb që kanë arritur në gjysmë sezon, Kuzmiq – Zdravkoviq. Në fitoren kundër Kamzës, është kënduar në mbrëmje por nga tribuna janë përshëndetur lojtarët serbe, të cilët kanë mundur të shohin valimin e flamurit serb, thekson portali serb “pressonline”.
“Na kanë pranuar mjaft mirë, të gjithë kanë prejardhje greke. Pas fitores kundër Kamzës kemi qenë në kafe në plazh deri në orët e vota në mbrëmjes dhe jemi kënaqur me muzikë popullore serbe. Siç thekson mbrojtësi, në Himarë i donë serbët dhe të gjithë në atë pjesë konsiderojnë se janë patriot, transmeton “standardi.info”.
“Në Himarë të gjithë i donë serbët, dhe thonë se jemi patriotë”, thotë Kuzmiq. Zdravkoviqi thotë se nuk ka mundur të besojë syve kur ka shënuar gol dhe ka shikuar nga tribuna, në momentin kur tifozët vendor kanë nxjerr flamurin serbë.
“Kur kam shënuar gol, jam kthyer nga tribuna ku ishin tifozët tanë dhe kam parë masën me flamurin tonë…Tifozët më befasuan me atë gjest. Ndjenja ishte e paçmueshme. Kemi bërë disa rezultatet dhe tani jemi në vendin e shtatë. Tifozët na respektojnë më shumë se shqiptarët.
Himara dikur ka qenë pjesë greke, ku pastaj shqiptarët e morën, por në Himarë flitet vetëm gjuha greke, dhe duket se i donë serbët”, thotë Zdravkoviq.
Categories