Categories
Lajme FRI

Tifozët e Bosnje Hercegovinës kërkojnë vend për të falur Namaz

“Kur Dzeko shënon, për ne është Bajram i Vogël” ka thënë ish reis-Ulema i Bosnje Hercegovinës Mustafa efendi Ceric..
Reprezentacioni i Bonje Hercegovinës ditën e parë të Kurban Bajramit në Kaunasu do të luaj takimin kundër Lituanisë për tu kualifikuar në kampionatin Evropian në Brazil. Lituania është shtet me shumicë katolike (72) ortodoks janë vetëm 3 përqind,  ndërsa myslimanët janë 3000 (TATAR).
Në Kaunasu ekziston vetëm një xhami, ndërsa në Vilnus disa mexhlise.
Idriz ef. Karaman imami kryesor në Suedi, ka dhënë premtim të fortë se ditëve në vazhdim do të bëjë gjithçka që të organizohet falja e namazit të Bajramit në Lituani. Ai do të kontaktoj me ambasadën e Lituanisë dhe Bosnjës në Suedi për të biseduar rreth kësaj pyetje.
Do të falen edhe disa futbollist
Elmir Pilav nga Federata e Bosnje Hercegovinës ka thënë se do të jetë në shërbim të futbollistëve të cilët duan ta falin namazin e Bajramit.
“Ende nuk e kemi listën e futbollistëve në të cilën do të mbështet seleksionuesi Safet Shushic në Lituani.  Në moment që kemi listën do të kontaktojmë futbollistët dhe do të merremi veshë. Kuptohet se nuk do të ketë asnjë problem për futbollistët që dëshiron të falin namazin e mëngjesit dhe të Bajramit,” ka thënë Pilav./shqip.republika.mk/

Exit mobile version