Në stadiumin “Santiago Bernabeu”, gjatë finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, të luajtur mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid, është parë një banderolë më mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Banderola ishte vendosur pas portës së Atletiko Madrid dhe mbahej nga tifozët e Realit.
Fotoja ka bërë xhiron e botës në internet dhe ka qenë një ndër mesazhet që është postuar më shumë në rrjetin social “Twitter”. Shqiptarët janë kundërpërgjigjur duke postuar në rrjete sociale foto ku tifozë të Barcelonës mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në FIFA.