Organizata Qeveritare TIKA, nga Republika e Turqisë i ka dhuruar një donacion prej 40 kompjuterësh Universitetit Shtetëror të Tetovës. Kjo është hera e dytë që TIKA e ndihmon USHT-në pasi një vit më parë i kishte dhuruar rreth 100 kompjutera.
Donacionin në fjalë e ka pranuar Rektori i USHT-së Prof.Dr. Vullnet Ameti i cili pas pranimit tha se TIKA është një partnere e USHT-së dhe ka për qëllim që të na ndihmoj me pajisje kompjuterike.
“Universieti Shtetëro i Tetovës i faleminderohet TIKA-s dhe drejtorit të saj në Maqedoni Mahmut Cevik për realizimin e projektit për pajisje me kompjuter të ri digjital për USHT-në- thekson Rektori i USHT-së Prof.Dr.Vullnet Ameti.
Nga ana tjetër drejtori i TIKA-s për Maqedoninë Mahmut Cevik shtoi se TIKA investon në sfera të ndryshme dhe ka për qëllim që të mos bëjë ndarje etnike gjatë investimeve. Universiteti Shtetëror i Tetovës ka një ndikim të madhë në arsmimin në Maqedoni, jo vetëm në Maqedoni por edhe në gjithë Rajonin, është një universitet i ri dhe ka nevoj për t’u ndihmuar, vjet kishim një donacion ku i ndamë USHT-së 100 kompjutera, edhe sot i dhuruam përsëri kompjutera- thekson mes tjerash drejtori i TIKA-s Mahmut Cevik.
Sipas Mahmut Cevik organizata që përfaqëson përveç arsimit ajo ka investuar edhe në gjykatë, shëndetësi, dhe kulturë. Nga 2005 e deri më tani kemi realizuar projekte në sfera të ndryshme me një shumë diku rreth 30 milion euro, në Shkup së shpejti do të ndërtojmë një klinik, projekte të tilla kemi pasur edhe në gjyqësi, si në Gjykatën Themelore në Gostivar dhe në Gjykatën e Apelit në Shkup” – shton më tej Mahmut Cevik.
Njëherit TIKA në Maqedoni ka filluar me aktivitete që nga viti 2005 dhe deri më tani në lëmin e arsimit ajo ka ndihmuar me një shumë rreth 13 milion Euro.
EDITOR
11 years ago
previous article
Vihet gurthemeli i shkollës së mesme në Saraj
next article