Gazeta britanika “Times” ka shkruar se presionet “politike” që ushtrohen për ta rikthyer Aja Sofjen në xhami ku të kryhen ritualet e përditshme të myslimanëve, janë shtuar kohët e fundit.
Gazeta e përshkruan Ajasofjen aktuale, si një simbol të dukshëm të shekullarizimit të shtetit turk. Më pas, ajo citon edhe deklaratat e zv kryeministrit turk Poland Ariç, rreth mundësisë që Ajasofja të hapet sërish për besimtarët myslimanë, deklarata të cilat gazeta i konsideron si dritë jeshile në këtë rrugë.
Gazeta citon se rikthimi i Ajasofjes në xhami, nuk është vetëm kërkesë e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, por edhe e partisë Lëvizja Kombëtare. Madje, kjo e fundit po përgatit dhe një projektligj lidhur me këtë çështje, si parapërgatitje që çështja të shtrohet edhe në parlament, para zgjedhjeve lokale që priten të zhvillohen në marsin e ardhshëm.
Sipas gazetës, arsyeja që e ka shtyrë partinë e Lëvizjes Kombëtare, të marrë këtë iniciativë, është rivaliteti i ashpër me partinë në pushtet. /ardhmeriaonline/
Categories