Shqipëria shënon një tjetër arritje historike në klasifikimin e FIFA-s duke thyer rekord pas rekordi edhe pse gjatë muajit të fundit, kombëtarja e De Biasit nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare. Kuqezinjtë fitojnë edhe 5 pozicione të tjera në renditjen e muajit Maj, duke u ngjitur në vendin e 38-të të klasifikimit botëror.
Sipas klasifikimit të ri, Shqipëria ka fituar plot 50 pikë në krahasim me një muaj më parë dhe aktualisht numëron plot 690 të tilla. Rritja e pabesueshme e kombëtares shqiptare gjatë muajve të fundit, rrezikon edhe kundërshtarët direkt të së premtes, Norvegjinë, e cila mban vendin e 29-të me 794 pikë, çka do të thotë se ekipi i drejtuar nga De Biassi ka mundësi reale për ta parakaluar ekipin nordik edhe në klasifikimin e FIFA-s, në rast të një fitoreje të mundshme në “Qemal Stafa”. Përsa u përket kundërshtarëve të tjerë të grupit E, Zvicra mban vendin e 14-të, ndërsa Sllovenia, Islanda dhe Qipro mbajnë respektivisht vendin e 55-të, 61-të dhe 122-të. Kreun e klasifikimit vazhdon ta udhëheqë Spanja e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina, ndërsa Holanda fiton plot 4 të tillë duke u ngjitur në vendin e pestë.
previous article
Nata finale e projektit "Edukohu, debato"
next article
Belgjikë: Coca Cola nuk e vëndon emrin “Muhamed”
you might also like
4 days ago
5 days ago