Nëpër rrjetet sociale po bën xhiro një video shokuese dhe turpëruese që shfaq një rrahje me fyerje të rënda mes dy vajzave të mitura në një shkollë në Mitrovicë.
Shkolla fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë do të presë më ndryshe fillimin e javës për nxënësit e saj. Kjo pasi një video e regjistruar nga nxënëset e kësaj shkolle është shndërruar në sensacion “kombëtar”.
Nga burimet e Telegrafit, në videon që besohet të jetë regjistruar nga vet personazhi kryesor, nxënësja Duda M. shfaqet dhunë e përdorur nga kjo e fundit ndaj nxënëses Denise U.
“Kujt po i thu k*rv? Kujt, po i thu nuk po i ec shkolla?”, janë vetëm disa prej fjalëve që nxënësja agresive i drejtohet shoqes së saj bashkë me dhunën fizike që është shokuese, ashtu sikurse edhe fjalët fyese që nuk i kanë hije një vajze të mitur.
Nuk dihet nëse janë informuar organet përgjegjëse për këtë, por sigurisht se priten masa në ditët në vijim për nxënëset e përfshira në këtë ekses, ashtu sikurse edhe arsyen se pse kjo video që promovon dhunë mes të miturve është shfaqur në internet.
Për më shumë, shikoni videon shokuese dhe gjykoni vet…
Categories