Ata janë të dy numra 10 dhe duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të luajnë të dy për Barcelonën. Lionel Messi është dhjeta e Argjentinës, ndërsa Neymar dhjeta i Brazilit. Që të dy mbajnë mbi shpinë në kombëtare numrat e dy legjendave të futbollit: Maradona dhe Pele.
Por dhjeta te Barcelona e ka një pronar: ai është Lionel Messi, katër herë fitues i “Topit të Artë”, ndërsa 21-vjeçari brazilian duhet të tregojë se është me të vërtetë një prej talenteve më të mëdha të futbollit modern.
Por kush janë Top 10 “dhjetat” e historisë së futbollit. A është edhe Neymar mes tyre? Këtyre pyetjeve i ka dhënë përgjigje Jamie Redknapp, ish futbollist anglez dhe aktualisht i Sky Sports dhe Daily Mail. /albeu.com/
Pele – Brazil