Categories
Lajme FRI

Top 10 momentet e Champions 2013 (FOTO)

Champions League e mbylli siparin e saj me finalen tërësisht gjermane të “Wembley” ku Bayern Munchen triumfoi pas fitores 2-1 kundër Borussia Dortmund. Pas dy finalesh të dështuara me Inter (2010) dhe Chelsea (2012) bavarezët arritën të triumfonin për herë të pestë në historinë e tyre.
Por ky Champions ka patur momente të tjera shumë domethënëse ku spikatin Malaga, Borussia Dortmund, fitorja e Celtic kundër Barcelonës por edhe momente të tjera.
Për të mësuar më shumë vizitoni foto-galerinë e mëposhtme…/albeu.com/

GOLI I MESSIT: Nga ky gol ekzistojnë shumë pak foto, por është një mrekulli e vërtetë që vetëm Messi di të bëjë. Goli i parë i argjentinasit në ndeshjen e kthimit me Milan është nga ata gola që i sheh rrallë në futboll. Aksioni ishte një mrekulli më vetë dhe tiki-taka ishte aq e shpejtë sa rrallë e panë. Do duhej replay për të shijuar kryeveprën e Barcelonës dhe Messit.
ARJEN ROBBEN: Ishte njeriu dështak i finaleve dhe ndeshjeve deçizive. Në dy finalet e humbura të Bayern Munchen në Champions League dhe humbja e kampionatit përballë Borussia Dortmund, hollandezi ishte njeriu që kishte humbur raste shumë të pastra. Por në finalen e Wembley Robben shleu gjithçka duke shënuar golin që i dha suksesin skuadrës së Jupp Heynckes.
KLOPP-MOURINHO: Që të dy lëshuan akuza të forta ndaj njëri-tjetrit gjatë gjysëmfinaleve por në fushën e lojës treguan një fair-play të vërtetë duke dhënë mesazhe shumë të forta. Të njëjtën gjë Klopp e bëri edhe në finalen e Wembley.
LEWANDOWSKI: Katër golat e Robert Lewandowskit në gjysëmfinalen e parë kundër Real Madrid do të mbahen mend gjatë. Polaku u bë futbollisti i parë që shënon katër gola në një gjysëmfinale Champions-i duke sjellë edhe eleminimin e madrilenëve.
MARCO VERRATTI: Talenti i futbollit italian dhe PSG-së, në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, para 90 mijë spektatorëve, tregoi se me të vërtetë e meriton krahasimin me Andrea Pirlon. Edhe pse francezët u eleminuan, italiani ishte një ndër më të mirët në fushë duke lënë në hije edhe një lojtar si Andres Iniesta.
MALAGA: E nisi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Problemet financiare e vunë shumë në vështirësi klubin spanjoll, i cili rrezikonte seriozisht edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Por pavarësisht kësaj skuadra e Manuel Pellegrinit jo vetëm që mori pjesë në Champions League por doli edhe e para e grupit ku kishte edhe 7 herë kampionët e Milan, për të vijuar më pas deri në çerekfinale ku u eleminua nga Borussia Dortmund në minutën e fundit.
4 DHJETOR 2012: Kampionët e Anglisë, Manchester City, humbnin në Gjermani kundër Borussia Dortmund duke u eleminuar nga Champions League dhe madje duke mos marrë pjesë as edhe në Europa League. Një ekip që kishte harxhuar miliona euro në merkato dilte me kokën ulur nga Europa.
CELTIC: Fitore historike për skocezët në ndeshjen kundër Barcelonës. 2-1 për Celtic, çka solli edhe kualifikimin për në fazën tjetër por përveç rezultatit kampionët e Skocisë dominuan edhe në lojë edhe në kontroll topi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version