Për shkak të kohës jostabile të jashtëzakonshme çdoherë e më shpesh në Evropë filluan të paraqiten tornado, ndërsa e fundit ishte shënuar në Hungari, prej të cilës dy persona janë lënduar.

Ashtu siç njoftojnë mediat, mbi Evropën e mesme veçmë me ditë atmosfera është  jashtëzakoint jostabile dhe formohen stuhi të fuqishme me bubullima. Te retë vertikale të jashtëzakonshme, ndonjëherë paraqitet tornado.

Tornado ditët e fundit u paraqit edhe në Itali  dhe Kroaci, ndërsa të dielën pasdite, gjatë motit jo stabil më të fortë në Hungari është shënuar tornado e fuqishme, transmeton portali kroat.

Tornado është paraqitur në rrethinë të qytetit Orben, në verilindjen e fundit të Hungarisë.

Sipas informatave të mediave hungareze, tornado ka shkaktuar dëme materiale të vlefshme, ndërsa deri tani mësohet se dy persona janë lënduar. Po atë ditë në rajonin e njëjtë ka rënë edhe breshër me madhësi të vezëve.