Në Kanada është duke u mbajtur panairi i parë i ushqimit hallall, panair i cili ka tërhequr turma rekord, si nga myslimanët ashtu edhe nga jo myslimanët.
“Panairi i Ushqimit Hallall është i dedikuar për skenën e ushqimit hallall, dhe shpreson të shfaqë shumëllojshmërinë dhe diversitetin që e ka ky ushqim, u shpreh” Salima Jivraj, Drejtor Marketingu i ushqimit hallall, për portalin OnIslam.net.
“Ne jemi duke shpresuar se panairi i ushqimit hallall frymëzon dhe inkurajon bizneset për të prodhuar më shumë alternativa të ushqimeve hallall – si dhe është një mundësi për ne, për të edukuar publikun e përgjithshëm në lidhje me ushqimin hallall.”
Festivali, që u mbajt në Qendrën Ndërkombëtare në Toronto, është vizituar nga mijëra të pranishëm që vinin nga zona e Torontos si dhe nga gjitha qytetet e Kanadasë.
Veprimtaria dy-ditore ka ekspozuar 60 kabinat e ushqimit në një hapësirë të mirë-planifikuar, dhe të pranishmit kishte një shans për të provonin shumëllojshmëri të gjerë të specialiteteve hallall nga e gjithë bota.
Të gjitha mishrat e ekspozuara ishin të kualitetit të lartë të gjedheve apo pulave, dhe ishin therur krahas dispozitave islame.
Myslimanët përbëjnë rreth 1.9 për qind të popullsisë së Kanadasë, dhe Islami është feja e dytë në vend.
/mesazhi/
Categories