Mediat e Kosovës kanë publikuar pamje të tjera filmike, ku tregohet eksodi i kosovarë në vitin 1912. Në këtë vit, qindra shqiptarë nga Kosova, Kumanova, Shkupi si dhe nga shumë qytete të tjera, të lidhur si kafshë dhe nën diktatin dhe torturat e oficerëve dhe ushtarëve serbë dërgoheshin në Beograd, për të mos u kthyer më kurrë prej andej. Disa prej tyre u kthyen shumë vite më pas, ndërsa shumica prej tyre nuk e panë më kurrë Kosovën, pasi mbetën në Beograd përgjithmonë, ose vdiqën nga torturat e serbëve. Edhe pse kanë kaluar më shumë sesa 100 vjet, askush nuk dha llogari për fatin e tyre. Në videon e mëposhtme tregohen qartë barbarizmat që serbët kanë ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Categories