Forumi Rinor Islam këtë vit filloi me realizimin e trajnimeve edukativo-aftësuese, projekt i përpiluar enkas për bursistët 2023/24 nxënës dhe studentë, me qëllim për ngritjen dhe aftësimin e të rinjve në aspekte të ndryshme dhe aktivizmin e tyre.
Trajnimet u realizuan në tre qytete duke u përfshirë bursistët e të gjitha qyteteve edhe atë: bursistët e qytetit të Kumanovës dhe Shkupit ndjekën trajnimin në zyret e FRI-së Shkup, ato të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit në zyret e FRI-së Tetovë dhe bursistët e qytetit të Kërçovës dhe Prilepit në zyret e FRI-së Kërçovë.
Temat e para të cilat u elaboruan ishin “Besimi është 70 e ca pjesë, morali është pjesë e tij” dhe “Menaxhimi i vetes në kohë”, në Shkup ligjërues ishin hoxhë Azir Avdiu dhe Medin Bajrami, në Tetovë Mevlan Abazi dhe Arsim Jonuzi ndërsa në Kërçovë Xhabir Emini dhe Kujtim Kasami.
Trajnimet planifikohet të vazhdojnë të realizohen për çdo muaj deri në fund të vitit akademik.
27 janar, 2024