Forumi Rinor Islam realizoi trajnimin e fundit edukativo-aftësues me bursistët 2023/24, nxënës dhe studentë.
Trajnimet për këtë muaj u realizuan në tre qytete, duke përfshirë bursistët e të gjitha qyteteve. Bursistët e qytetit të Kumanovës dhe Shkupit ndoqën trajnimin në zyrat e FRI-së Shkup, ato të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit në zyrat e FRI-së Tetovë, dhe bursistët e qytetit të Kërçovës dhe Prilepit në zyrat e FRI-së Prilep.
Temat të cilat u elaboruan ishin “Toleranca dhe mirëkuptimi” dhe “Globalizmi dhe të rinjtë”. Në Shkup, ligjërues ishin hoxhë Fevzi Musliu dhe kryetari i FRI-së Xhabir Emini; në Tetovë, ishin hoxhë Ismet Tairi dhe Kujtesa Xheladini; po ashtu edhe në qytetin e Kërçovës, Kujtesa Xheladini.
Në vazhdim, do të realizohet edhe takimi përmbyllës i përbashkët me bursistët e këtij viti akademik.
25 maj, 2024