Projekti Eureka vazhdon të inspirojë dhe fuqizojë të rinjtë, duke ofruar mundësi unike për zhvillim dhe vetëdijesim. Në kuadër të këtij projekti, u mbajtën dy trajnime të rëndësishme në qytetet e Tetovës dhe Kërçovës, që synonin t’i ofronin të rinjve tema të përshtatshme për rritjen e tyre personale dhe profesionale.
Në Kërçovë, trajnimi u fokusua te tema “Si të kujdesemi për veten dhe të ndërtojmë një imazh pozitiv”, udhëhequr nga ligjëruesi Kujtim Kasami. Ky trajnim ishte një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të mësonin se si të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për vetëkujdesin dhe ndërtimin e një imazhi të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
Në Tetovë, trajnimi u mbajt mbi temën “Motivimi i të rinjve”, e udhëhequr nga ligjëruesja Munibe Qamili. Ky trajnim frymëzues u ndihmoi pjesëmarrësve të eksploronin burimet e motivimit dhe të forcojnë vullnetin për realizimin e qëllimeve personale dhe profesionale.
28 dhjetor, 2024