Categories
Lajme FRI

Trajnimi: Aftësitë komunikuese gjatë performimeve publike

Me datë 29.12.2012, në lokalet e Kafe Klub FRI – Shkup u realizua edhe trajnimi i tretë në kuadër të projektit “Edukohu, debato!” që organizohet nga Forumi Rinor Islam dhe Qendra “RACIO”.
Këtë javë, nxënësit pjesëmarrës kishin mundësinë që t’i zgjërojnë njohuritë në fushën e komunikimit duke mësuar dhe përvetësuar në mënyrë praktike aftësi të ndryshme komunikuese nga lëmia e komunikimit joverbal, si një parakusht i rëndësishëm gjatë performimeve publike.
Trajnimi i kësaj jave ishte i ndarë në dy pjesë: pjesa teorike e cila u udhëhoq nga z. Fatmir Aliu dhe pjesa praktike e cila u zhvillua nëpërmjet ushtrimeve dhe lojrave të ndryshme ku si udhëheqës ishte z. Leonard Kaja – trajnues në fushën e komunikimit.
Në fund trajnimi u mbyll me disa këshilla praktike nga z. Leonard Kaja se si duhet të jetë paraqitja e një personi gjatë ndonjë performimi publik.
Trajnimi i ardhshëm u caktua pas 3 javësh, me datë 19.01.2013 për shkak të pushimeve dimërore.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version