Më 28 dhjetor 2024 (e shtunë), në kuadër të projektit “Eureka”, u organizua me sukses në Shkup trajnimi i radhës me temën: “Çka besojmë ne?”.

Ligjërata u mbajt nga i nderuari Hoxhë Zija Ismaili, i cili ndau njohuri të thelluara dhe reflektime mbi bazat e besimit dhe rëndësinë e tij në jetën tonë të përditshme.

Ky trajnim ofroi një mundësi të veçantë për pjesëmarrësit për të pasuruar njohuritë e tyre shpirtërore dhe për t’u angazhuar në diskutime të dobishme mbi vlerat dhe rëndësinë e besimit.

Përmes këtij aktiviteti, Forumi Rinor Islam vijon të inspirojë dhe të mbështesë të rinjtë në rrugëtimin e tyre shpirtëror dhe intelektual.

Shkup, 28 dhjetor 2024