Projekti “Eureka” i cili organizohet nga Forumi Rinor Islam në Shkup këtë javë realizoi trajnimin e rradhës me nxënësit pjesëmarrës nga shumë shkolla fillore të qytetit të Shkupit.
“Të mësuarit mirë dhe në mënyrë efikase” ishte tema e trajnimit të kësaj jave të cilën para nxënësve e shtjelloi trajnuesi Zuhri Kamberi. Përmes këtij prezantimi nxënësit u informuan më shumë rreth të mësuarit, çka ndikon pozitivisht dhe negativisht në zhvillimin e aftësive për të mësuar, teknikat për mësim efikas dhe shumë të tjera. Pjesë e trajnimit ishin edhe lojërat e ndryshme me çka nxënësit testonin dhe ushtronin aftësinë e të mësuarit.
Në fund të gjithë nxënësit të ndarë në grupe shpërndanë mes vete përvojat e veta dhe teknikat që përdorin ata për të mësuar. I njejti trajnim u realizua në Info Qendrën e FRI – së, në Shkup dhe në nëndegën Karshiakë.