Categories
Lajme FRI

Trajnimi: Komunikimi nëpërmjet kamerës

Javën e kaluar, me datë 16.02.2013 (e shtune), në lokalet e Kafe Klub FRI, në kuadër të projektit “Edukohu, debato!” u mbajt trajnimi i radhës me titull “Komunikimi nëpërmjet kamerës”. Kësaj radhe si trajnues ishte z. Qenan Ismaili, teolog me përvojë shumëvjeçare në media. Trajnimi në fjalë kishte për qëllim që pjesëmarrësve në aktivitetin “Edukohu, debato!” t’ua jep një pasqyrë më të qartë rreth mënyrës se si duhet të jetë komunikimi kur një person ndodhet para kamerës. Mes të tjerash z. Qenan Ismaili u fokusua edhe në sqarimin e cilësive të cilat duhet ti posedojë një person mediatik si: shkollimi adekuat, të folurit elokuent, zëri radiofonik, veshja e duhur etj.
Në kuadër të këtij trajnimi u realizuan edhe disa ushtrime praktike ku nxënësit pjesamarrës kishin mundësinë ta përjetojnë ndjenjën e të qenurit pjesë e një emisioni televiziv, ku special për këtë trajnim u improvizua një studio televizive me të gjitha mjetet e nevojshme.
Pas përfundimit të trajnimit, nxënësit pjesëmarrës u paraqitën me fjalime të cilat iu caktuan javën e kaluar si detyra shtëpie nga trajnuesit. Edhe në javët në vijim, do të vazhdohet me përgatitjen e fjalimeve dhe përzgjedhjen e më të mirëve që do të marrin pjesë në evenimentin “ Nata e Oratorisë “ që planifikohet të realizohet muajin e ardhshëm.

Trajnimi: Komunikimi nëpërmjet kamerës
Trajnimi: Komunikimi nëpërmjet kamerës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version