Megjithëse Turqia në botë, e kryesisht në Evropë, njihet për qebapa e dynera, ky vend nuk qëndron keq as sa i përket prodhimtarisë së makinerive të ndryshme. Këtë e dëshmon më së miri kompania e quajtur Hattat, e cila po ndërton traktorë të vegjël.
Këta traktorë i ngjajnë shumë makinerive Valtra me fuqi nën-100hp. E kjo nuk është çudi aspak pasi që Hattat ndërton traktorët më të vegjël të Valtra-s për tregun turk.
Modeli i tyre më i madh është ai A110 me 102hp që ka shumë të përbashkëta me traktorët e Serisë A të Valtra-s. Kabina dhe timoni ngjajnë krejtësisht, por ka pak ndryshime në pjesët tjera.
Pesha e ngritjes është 3,700kg që mund të konsiderohet si e mjaftueshme për punë në ferma mesatare. Hattat prodhon rreth 3,000 modele A110 çdo vit ndërkaq çmimi fillestar i tyre shkon në 23,000 sterlina.
Categories