Categories
Lajme

Trazira në Egjipt, Vëllazëria Myslimane kërkon shfaqje publike të Mursi-t

Disa zona të kryeqytetit Kajro në Egjipt, janë përfshirë nga trazira dhe përplasje mes demonstruesve mbështetës të Mursi dhe policisë. Forcat e rendit i kanë sulmuar demonstruesit duke përdorur ndaj tyre mjete të forta, të mbështetur nga forca huligane të cilat përdoren nga ministria e mbrojtjes.
Demonstruesit e Vëllazërisë Myslimane, kanë kërkuar që presidenti i rrëzuar Mursi, të shfaqet në publik. Ata janë shprehur të shqetësuar nga fakti që ai nuk u soll nga burgu në sallën e gjyqit, me pretekstin e motit të keq.
Aleanca kombëtare për legjitimitetin, ka publikuar dhe një deklaratë në të cilën u kërkohet autoriteteve egjiptiane që të sigurojnë popullin për shëndetin e presidentit të rrëzuar Mursi, duke paralajmëruar se nëse cenohet jeta e tij, vendi do të gjendet para një situate të mistershme.
Aleanca në fjalë shpreh shqetësimin e saj për faktin se vizitat e presidentit Mursi janë anulluar të gjitha, si dhe për faktin se ditën e djeshme, kur do të zhvillohej gjyqi i tij, ai nuk u soll me pretekstin e motit të keq.
Vëllazëria Myslimane u ka bërë thirrje të gjithë institucioneve në mbarë botën dhe vetë sekretearit të OKB, që të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të qetësojnë popullin egjiptian për shëndetin e presidentit Mursi.
“Kjo frikë dhe ky panik që ka mbërthyer institucionin e ushtrisë dhe policisë, edhe pse të armatosura me armët më të sofistikuara, nga një person i vetëm dhe totalisht i izoluar, është tregues se e drejta qëndron mbi çdo forcë dhe se besimi qëndron mbi pushtetin” shprehet Vëllazëria Myslimane në deklaratën e saj. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version