Projekti i trenit të shpejtë nga Meka në Medinë në Arabinë Saudite nga e cili do të përfitojnë 15 milionë besimtarë që vijnë çdo vit për të vizituar këtë vend të shenjtë të muslimanëve, do të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm
Kreu i Departamentit për transport në Meke, Muhamed Madani, ka thënë se me përfundimin e këtij projekti udhëtimi i besimtarëve që vijnë për haxh dhe umre do të jetë shumë më e lehtë. Ai shpjegoi se trafiku mes Mekës dhe Medinës, me nisjen e linjes së trenit të shpejtë, do të ç’ngarkohet pë 80 për qind.
Sipas tij, ky projekt përfshin edhe Xhidden, kështu që udhëtimi nga Meka për në Xhidde do të zgjasë 25 minuta, derisa udhëtimi i gjatë 600 kilometra do të zgjasë 2,5 orë.
Treni do të ketë vend të veçantë për person të rëndësishëm, restorant dhe kafene./igj/