Një herë, të gjithë banorët e një vendi kishin filluar të luteshin për shi. Në atë ditë, të gjithë njerëzit ishin tubuar, por vetëm një njeri kishte ardhur me ombrellë. Ky është besim!
Kur hedh një foshnje njëvjeçare në ajër, foshnja qesh dhe nuk qan, sepse e di se prindi i vet që e ka hedhur do ta presë prapë në duart e tij. Ky është mirëbesim!
Çdo natë kur shkojmë për të fjetur, nuk kemi garancë nga askush se do të gdhijmë të gjallë ditën e nesërme, por prapëseprapë e kurdisim alarmin. Kjo është shpresë!
Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi, 13.05.2013
Burimi: një faqe në Fejsbuk me rrëfime interesante mbi jetën