Në mbrëmjen e së premtes, me datë 16.01.2015, FRI-dega Shkup në ambientet e restorantit “Atika” – Shuto Orizare me sukses realizoi tribunën fetare me temë: “Muhamedi a.s. – model i thirrësit të përkryer”.
Tribuna filloi me leximin e disa ajeteve të Kur’anit Famëlarte nga Sevdail Kameri, pastaj fjalën përshëndetëse e mori nikoqiri i këtij tubimi, ish kryetari i FRI-dega Shkup, njëherit dhe hatip ne xhaminë “NUR” – Qenan ef. Ismaili ku përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoi për prezencën e tyre.
Nuk mungoi edhe pjesa e ilahive të interpretuara nga Muezin Miftari.
Programi vazhdoi me ligjërimin e temës së lartpërmendur nga teologu i nderuar Hasan ef. Baftijari, ku mes tjerash theksoi se:”Muhamedi a.s. ishte lajmëtar, përgëzues e jo dhunues, ftues e jo imponues, këshillues e jo ofendues”.
Të pranishëm në këtë tribunë ishin një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, studentë, afaristë dhe antarë te FRI-së.
Përndryshe, vlen të përmendet se tribuna në fjalë është pjesë e fushatës “Ta njohim Muhammedin a.s.”

IMG_3859
Tribuna: “Muhamedi a.s. – model i thirrësit të përkryer”

IMG_3914
Tribuna: “Muhamedi a.s. – model i thirrësit të përkryer”

IMG_3971
Tribuna: “Muhamedi a.s. – model i thirrësit të përkryer”