Tribuna “Ramazani, rrezatim i vlerave familjare” e mbajtur ditë më parë në Shkup, u realizua me sukses edhe në Qendrën Kulturore në qytetin e Gostivarit.
Asociacioni për Afirmimin e Gruas në bashkëpunim me Sektorin e Femrës pranë Forumit Rinor Islam realizuan me sukses tribunën “Ramazani, rrezatim i vlerave familjare” edhe në Gostivar.
Ligjëruese në këtë tribunë ishte Prof. Dr. Haxher Gyndyz nga Republika e Turqisë. Përgjatë ligjëratës, Dr. Gyndyz foli mbi rëndësinë e të menduarit mbi jetën dhe gjithçka në të dhe mbi atë se si Ramazani është koha ideale për këtë gjë. Më pas ligjëruesja u përqëndrua mbi Ramazanin si muaj që afron familjet dhe u krijon atyre mundësi si për t’i ripërtrirë lidhjet mes vete ashtu edhe për t’u socializuar në rrethin më të gjërë.
Pas ligjëratës pasuan pyetje nga audienca të cilat kryesisht përqëndroheshin në rolin e familjes në mbrojtjen e vlerave morale tek të rinjtë.
Tribuna u mbajt më datë 20.07.2013 (e shtunë), pas realizimit të sukseshëm të së njejtës në qytetin e Shkupit.
Ky aktivitet është bashkëpunimi i parë i Asociacionit për Afirmimin e Gruas dhe Sektorit të Femrës pranë Forumit Rinor Islam.